Sonte nis “Big Brother 6”, ja surprizat

Sonte nis “Big Brother 6”, ja surprizat
Reality Show “Big Brother 6 ” pritet të startojë sot në mbrëmje në ekranin e Top Channel ku prezantuese do të jetë e përhershmja Arbana Osmani. Në këtë spektakël do të futen 16 konkurrentë të cilët vijnë shumica nga jashtë vendit. Mësohet se mosha e tyre do të jetë më e madhe se ajo e konkurrentëve që ne kemi parë në ediconet e shkuara. Të flasim për surpriza!

Të gjithë e kemi parë se ky spektakël çdo vit vjen ndryshe dhe interesantë duke rrëmbyer pothuajse të gjithë audience mbrëmjeve të së shtunës. Por organizatorët premtojnë që këtë vit do të jetë komplet ndryshe. Do të ketë surpriza dhe të papritura të këndshme. Mësohet se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këtë edicion nuk do të jenë vetvetja, ato do të sillen ndryshe ashtu siç nuk janë në të vërtetë.

arbana osmani

Një lojë kjo që tenton të sjellë risi, interes, audiencë dhe kureshtje nga teleshikuesit. Edhe këtë edicion padyshim nuk do të mungojë një baba i përkushtuar që do hyjë në spektakël si një burrë beqar, një jetim do flasë për prindërit sikur t’i kishte ende gjallë.

Secili nga banorët do të duhet të përpiqet t’i zbulojë sekretin tjetrit, sepse ky sekret ka një çmim, ku sa më i madh do të jetë sekreti, aq më i madh do të jetë çmimi ku ai
që do ta zbulojë do ti kalojë dhe kjo shumë. Secili banorë edhe në rastin se eliminohet nga televotimi ndryshe nga herët e shkuara ai do dalë me një shumë parash që e ka fituar nga zbulimi i sekretit.

Si gjithnjë skualifikimi do të ndjekë linjën e tij klasike ku ai që do të orientojë konkurrentin drejt çmimit të madh do jetë publiku nëpërmjet televotimit. Ashtu siçdo edicion edhe sot në mbrëmje spektakli do të nisë me prezantimin e banorëve dhe sekretet e tyre. Por organizatorët këtë edicion kanë menduar të çudisin në masë, aq sa kanë zbuluar dhe sekrete të banorëve për të cilët as familjarët e tyre nuk janë në dijeni.

U fol kaq shumë këto kohë edhe për panelistët të cilët dhe ato kanë një punë tejet të vështirë. Përfundimisht nuk do të jetë vetëm opinonisti Arjan Konomi, por panelistët do të ndryshojnë vazhdimisht. Do të jenë edhe dy të tjerë, të cilët do të bëjnë atë lloj procesi që nuk e bën dot opinionisti klasik siç jemi mësuar
ne ta shohim, duke komentuar mbi faktet, mbi fenomenet. Por një gjë është e sigurtë që ky spektakël me stradegjitë e tij arrin të dominojë audiencën e ekraneve gjatë mbrëmjeve të fundjavave.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin