Sonte përballja e Kombëtares, gazetari Xhixho për Report Tv: Gjeorgjia kundërshtar i vështirë! Duhet kujdes, mos të kalojmë në aventurë

Kombëtarja shqiptare përballet sot në 20:45 në ‘Air Albania’ me Gjeorgjinë, një ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Gazetari Pano Xhixho e sheh një përballje të vështirë, duke thënë se Gjerogjia është ekipi i momentit. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Xhixho tha se kombëtarja ndodhet edhe para presion, kur lufton për fitoren në stadiumin e mbushur plot me tifozë shqiptarë.

“E shoh një ndeshje të vështirë. Gjeorgjia është një nga ekipet që gëzon formën më të mirë sportive, këtë e ka treguar jo vetëm në europian duke mundur Portugalinë, por edhe në ndeshjen e parë me Çekinë. Është kundërshtari më i vështirë i momentit. Shtuar faktit që do luajmë në ‘Air Albania’, në fushën tonë, ku objektivi është fitorja, kjo e rrit shkallën e vështirësisë për kombëtaren”, tha Xhixho.

Gazetari Xhixho thotë se Kombëtarja duhet të tregohet shumë e kujdesshme, pasi kjo fitore do i sigurinë vendin e parë të grupit B 1 të Ligës së Kombeve. 

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, mos të kalojmë në aventurë, pasi është vetëm ndeshja e dytë në grupin tonë. Do jetë një ndeshje shumë më e vështirë se ajo që kaluam me Ukrainën. Ne luajmë në fushën tonë dhe kemi objektiv fitoren. Është një nga ndeshjet që mund të garantojë vendin e parë në grup ose jo”, vijoi Xhixho.

Sa i takon formacionit, Xhixho nuk pret shumë ndryshime nga trajneri i kuqezinjve Sylvinho

"Unë mendoj se formacioni fitues nuk ndryshon, s’besoj të bëjë shumë ndryshime në formacion, edhe pse Hoxha ishte një nga lojtarët që mund të luajë në 90 minuta fare mirë", tha ai. 

Sfida e Kombëtares vlen për kreun e grupit B 1 të Ligës së Kombeve. Shqipëria në ndeshjen e parë e mundi 2-1 Ukrainën ndërsa Gjeorgjia fitoi ndaj Çekisë 4-1.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

U përplas me trafikndarësen te Kopshti Zoologjik, vdes në spital 33-vjeçari

U përplas me trafikndarësen te Kopshti Zoologjik, vdes në spital 33-vjeçari