Sopranoja shtatzënë rrëfen betejën me COVID: Gëzimi për fëmijën më jep forcë ta mposht! U prekëm si familje, por jam e lumtur që po e kaloj

Sopranoja Ramona Tullumani është infektuar me COVID në muajin e 5-të të shtatzënisë. Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar se vështirësia më e madhe është në ditët e para por gëzimi për fëmijën që ka në bark i ka dhënë më shumë forcë për ta mposhtur virusin. Me energjinë pozitive që e karakterizon ajo jep një shembull për të gjithë gratë shtatzëna dhe jo vetëm, që janë duke kaluar COVID, që të mos jenë të dobëta duke i dhënë terren virusit.

"Jam mirë, vij nga një vizitë e rradhës. Sepse është e vërtetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm sidomos 4 ditët e para. Nga një vizitë e mjekut mendoj se gjërat po shkojnë mirë. Jam shtatzanë jam 5 muajshe pres një vajzë. Kjo lumturi kaq e madhe më jep akoma më shumë fuqi dhe gëzim e kështu mposhtet covid. Sot jemi në ditën e 7. I gjithë sikleti është kur shikon tamponin. Thonë se gratë shtatzëna janë shumë të mbrojtura. Po të ishte e kundërta do ishte  një fatkeqësi shumë e madhe. Që nga ky moment e ke një as në dorë, pastaj vjen dhe reagimi i trupit. Nuk duhet të të bëjë përshtypje fare që je me covid,  ai kur gjen terren te njerëz që nuk janë të fortë atëherë gjërat marrin për keq", tha ajo.

Por në këtë betejë me virusin ajo tregon se nuk është e vetme pasi të infektuar janë edhe familjarët e saj. Fatmirësisht Tullumani thotë se të gjithë po e kalojnë lehtë.

"U infektuan e gjithë familja bashkë, unë jam treguar e kujdesshme, maskën alkoolin të padiskutueshëm edhe me djalin isha e kujdesshme. Se lija djalin të lozte më fëmijë, i thoja qëndro lart, kam diçka që e kam kufizuar dhe më vjen keq. Po, eviton restorante baret dhe kafenetë por si do evitosh supermarketin. Ata janë mirë dhe kjo ka qenë që në momentin e parë që jemi konsultuar me mjekun personal. Është një covif i lehtë, edhe sasia që kemi marrë ka qenë jo e madhe", shtoi Tullumani.

Ndonëse tingëllon çuditshëm, por Tullumani shprehet se është e lumtur që po e kalon COVID, dhe më pas të ndihet më e qetë.

"Do dukem e çmendur. Të them të drejtën jam njeriu më i lumtur në botë që po e kaloj dhe po e heq këtë gjë. Kam bërë pushim. Një ditë dukesh e këputur ditën tjetër duket se je në formë. Jam gjatë gjithë kohës e kujdesshme e qetë shumë mirë dhe e lumtur që po e kaloj këtë gjë. Kur ta kaloj jo se sdo jem e kujdesshme se duket. Por kemi një vit", shtoi ajo.

Në fund jep edhe disa këshilla për të gjithë shtatzënat që po kalojnë COVID, se si duhet të kujdesen që ta përballojnë sa më lehtë.

"Unë doktorin tim personal, më ka këshilluar fakti se unë jam shtatzanë smarr mjekime të tepërtë dhe nuk kam nevojë poërveç vitaminave. Vitamina pafund lëngje pafund, të mishit pulës, portokalle. Fakti që jam shtatzanë smund të rri pa ngrënë diçka që e dua shumë edhe ëmbëlsirat. Pjesa tjetër e njerëzve që sjanë si unë duhet të jenë më të qetë. Gjë e rëndësishme është të mos hezitojmë të shkojmë te doktori. Të mos themi hë se do shkoj nesër do kalojnë dhe 2 ditë. Më ka karakterizuar gjithmonë një besim në vetvete. Është i tepruar më thoshte pedagogia duhet ndalur pak. Por tani shoh që ky vetëbesim është shumë i mirë. Në çdo situatë duhet të jemi të lumtur, jeta duhet shijuar por nuk  duhet neglizhuar", përmbylli Sopranoja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën