Bashkimi Evropian mbështet Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri me asistencë teknike për rritjen e efikasitetit të këtij institucioni. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, vetë ambasadori i BE-së në Tiranë Soreca pas një takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani.

Teksa jep detaje për takimin, Soreca shkruan e ka përgëzuar z. Metani për vitin e parë të punës.

"I lumtur që u takova serish me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për të rritur më tej efikasitetin e tij", ka shkruar Soreca.

Kujtojmë se ILD ka qenë deri tashmë një institucion i suksesshëm në vetëm kaq pak kohë funksionaliteti. Vetëm në një vit, përmes denoncimeve të ILD janë penalizuar për shkelje të rënda disa gjyqtarë si Enkelejda HoxhaMarkelian Kuqo dhe Shkëlqim Miri