TIRANE- Zbardhen dëshmitë e punonjësve të bankës të cilët kanë qenë në punë në ditën e krimit. Ndërkaq sot mbushet 1 javë nga atentati vdekjeprurës ndaj kreut të bankës Credins Artan Santo, ndërsa janë vetëm dy persona të ndaluar në lidhje me këtë krim. Policia dhe prokuroria kanë ngritur një grup hetimor të gjerë ku marrin pjesë specialistët më të mirë të krimeve të rënda. Aktualisht janë disa pista që po hetohen në lidhje me këtë vrasje, por dy kryesoret janë ato të trasaksioneve bankare me Azerbaxhanin dhe kokaina e kapur në Mal të Zi.
/Shqiptarja.com











