Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, vogëlushët në festë! Rama dhe Begaj: Gëzuar

Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, vogëlushët në festë! Rama dhe Begaj: Gëzuar

Foto ilustruese

Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve.

Kjo ditë, 1 qershori, është një festë e madhe e dedikuar tërësisht buzëqeshjeve dhe lumturisë së vogëlushëve kudo në botë.

Por nuk është vetëm një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t'i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959. Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me organizime dhe aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prindërit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël. Pra, të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta.

Në kuadër të kësaj dite, shumë figura politike kanë zgjedhur në mënyra të ndryshme të urojnë festën e fëmijëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:27
Veliaj publikon videon e veçantë me të birin: Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Teksa ka publikuar një video duke luajtur me të birin në lisharëse, Veliaj shkruan: “Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, të vegjël e të mëdhenj”.

Ora 10:20
Presidenti Begaj uron për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Gëzuar 1 Qershorin fëmijë të dashur

1685607646_3474283849253090521067313301778607753717114n.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka uruar për ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Ai ka ndarë një postim në rrjetin e tij social Facebook.

“Gëzuar 1 Qershorin fëmijë të dashur”- shkruan ai,

Ora 09:34
1 Qershori, Meta: Duam një Shqipëri të sigurt për fëmijët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar fëmijët për 1 qershorin.

"Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë. Ne duam një Shqipëri të mundësive për ta, të sigurt dhe të bekuar për të ardhmen e tyre", shkruan Meta.

Ora 09:26
VIDEO/ 1 Qershori, fëmijët në Bazën Ajrore të Farkës! Frymëzim për t'u orientuar drejt FA

 

Me rastin e 1 qershorit, fëmijë të moshave të ndryshme vizituan bazën ajrore të Farkës. 

Të vegjëlve iu dha mundësia të shohin bazën ajrore, të prekin mjete e pajisje, të cilat përdoren në raste emergjencash dhe jo vetëm, të takojnë pilotët apo të zhvillojnë edhe fluturime të shkurtra me helikopterë. 

Ky aktivitet, përveçse është një mënyrë për të kënaqur fëmijët në ditën e tyre të festës, është edhe një mundësi promovimi për Forcat e Armatosura, për të frymëzuar brezin e ardhshëm të orientohen drejt FA. Po ashtu aktivitete të tilla kanë si qëllim promovimin e aviacionit dhe të nxjerrin në pah profesionalizmin e personelit të FA.

 

Ora 08:41
Lindita Nikolla, përshëndet vogëlushët në Ditën Botërore të Fëmijëve: Ligjet më të mira për ta janë prioritet i Kuvendit

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur festën e Ditës Botërore të Fëmijëve. Ajo shkruan se ligjet më të mira për ta janë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë. 

“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, si nënë, mësuese, deputete dhe Kryetare e Kuvendit, përshëndes të gjithë fëmijët shqiptarë. 1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindët, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet.  Për t’u dhënë fëmijëve dashuri e mbështetje të pakufishme e të pakushtëzuar, mirëqenie e mbrojtje të garantuar, arsimim cilësor, t’i mësojmë të dallojnë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja. Ligjet më të mira për fëmijët janë e do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit. Nikolla.

Ora 08:13
Sot 1 qershori festa e fëmijëve, Rama uron vogëlushët: Gëzuar

1685600051_3474398872810086710570875982934716376681878n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë fëmijët për festën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook ai ndau një urim për vogëlushët.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 01/06/2023 08:55

    Nje nga ligjet me te mira per ta,ju sapo e bete.Rritja e rrogave te deputeteve.Tani femijet tane gezojne te drejten te kene deputete me dinjitoze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja