Sot 18 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës! Rama: Nderim! Begaj! Model frymëzimi! Meta: Vizioni i tij, frymëzim për çështjen e Kosovës

Sot 18 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës! Rama: Nderim! Begaj! Model frymëzimi! Meta: Vizioni i tij, frymëzim për çështjen e Kosovës

Sot përkujtohet 18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj kanë përkujtuar Rrugovën. Kreu i qeverisë thotë se duhet të përkulemi me nderim para figurës së Rugovës.

Begaj shkruan se ai ishte modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

“18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, shkruan Rama.

“Presidenti Rugova do të kujtohet përherë si intelektual dhe politikan i shquar, i cili në momentet më të vështira të shtetformimit të Kosovës zgjodhi qasjen demokratike e paqësore drejt pavarësisë, duke treguar kështu frymën liridashëse dhe paqësore të popullit”, shkruan Begaj.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkroi se vizioni që la Rugova për Kosovën e lirë do të mbetet përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

“Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare”, shkruan Meta.

Ibrahim Rugova

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë dhe parti e grupe të tjera. Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
18 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Nikolla: Presidenti i parë i Kosovës, iu përkushtua si rrallëkush lirisë dhe pavarësisë së vendit

1674314966_ibrahim.JPG

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përkujtuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ditën kur bëhen 18 vite nga vdekja e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se Rugova iu përkushtua si rrallëkush lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar,  intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës, partner i besueshëm dhe dinjitoz i partnerëve euroatlantikë të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin”- shkruan Nikolla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën