Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit

Kjo e shtunë shënon 3 vjetorin e tërmetit tragjik, që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën. 

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës, ndërkohë që ende sot banorët nuk janë sistemuar nëpër banesa.

3 vjetori i tërmetit tragjik u përkujtua nga presidenti Bajram Begaj, i cili pati edhe një falënderim për të gjithë shtetet që na mbështetën në ato momente të vështira. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga festimet për rindërtimin.

Një reagim ka pasur edhe nga amabasadorja e BE në vendin tonë, Christiane Hohmann që falë mbështetjes së BE-së ka shkolla të reja të rindërtuara me standarde dhe vende historike të restauruara në shkëlqimin e tyre të plotë. Ambasadorja thotë se BE do të vazhdojë rindërtimin me programet kryesore për kulturën dhe shkollat.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
3 vjet nga tërmeti tragjik, Begaj: Tragjedi njerëzore, mirënjohës vendeve që na mbështetën

1668363558_sadsds.JPG

Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar 3-vjetorin e tërmetit tragjik që goditi vendin tonë, duke e quajtur atë si një tragjedi të vërtetë njerëzore. Presidenti shkruan se Shqipëria do t’i jetë gjithnjë mirënjohëse vendeve që na mbështetën në procesin e rindërtimit.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme.

Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit. Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët.

Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje", shkruan Begaj.

Ora 09:14
3 vite nga tërmeti, ambasadorja e BE: Do të vazhdojmë programet tona për rindërtimin, sot kemi disa shkolla më të mira falë mbështejes sonë

 

Ambasadorja e BE në vendin tonë Christiane Hohmann ka përkujtuar 3 vjetorin nga tërmeti tragjik që goditi vendin tonë dhe la pas 51 viktima. Përmes një video-mesazhi Hohmann thotë se pas tre vitesh, shumë shkolla, kopshte dhe vende historike janë rindërtuar falë mbështetjes së BE-së. Ambasadorja thekson se do të vazhdojnë me dy programet ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ për të përfunduar rindërtimin e tyre. Hohmann thotë se BE do vazhdojë ta mbështesë vendin tonë.

“Sot tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar. Shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton tonë ‘Të rindërtojmë më mirë’, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm. Në do të vazhdojmë me programet tona kryesore ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ që të vazhdojmë rindërtimin. Tani dua të falënderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën për ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Jam këtu për t’iu bërë edhe një premtim: BE është këtu që të vazhdojë t’iu mbështesë, por edhe për t’iu ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në BE", thotë ambasadorja. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pifi: 26/11/2022 08:43

    Shum na trembi ai termet, po shyqyr qeveria e ne krye shoun Rama na qendroi prane e na i zbuti dhibjet. Dhtepite u bene me te mira nga ci kishim. Me qeveri te tille nuk ndihedh vetem asnjehere. Falemnderit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon