Sot 'shpërthime' te reja të
festivalit të rock-ut në Bunk’Art

Sot 'shpërthime' te reja të<br />festivalit të rock-ut në Bunk’Art
Festivali i muzikes rock në sallën e Kuvendit, në BUNK'ART 1 do të vijojë gjatë muajit janar me 3 mbremje me performanca live.
 
Festivali Bunk’Rock do të mbahet në datat 13, 20 dhe 27 janar, ne orën 21:00 të mbrëmjes.

Sot më 13 janar do të performojnë të mirenjohurin e rock-ut Erjon Zaloshnja & RockStock Band si dhe te rinjtë e grupit Static Air me black metal.
 
Më 20 janar do të performojnë artistët e njohur Elton Deda&Band. Ndërsa në 27 janar do te performojë grupi “Asgjë sikur dielli”.
 
Festivali do mbahet falas për publikun ku organizatorët kanë vënë në dispozicion të pjesëmarrësve një autobus të linjës së Linzes që do të niset në orën 20:15 pranë Kullës së Sahatit, i cili në orën 23:00 do t’i kthejë mbrapsht në qendër të qytetit.

BUNK
(Njoftimi në faqen zyrtare të Bunk'Art 1)

Erjon Zaloshnja
(Erjon Zaloshnja)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre