TIRANË- Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate që prej 11 marsit 2020, Panda dorëzoi dokumentacionin këtë të premte, në ditën e fundit të afatit.
Brenda tre ditësh caktohet data dhe ora e thirrjes së mbledhjes së përgjithshme e cila duhet të zhvillohet të paktën dy javë para mbarimit të mandatit të kryetarit. Drejtuesi i ri, zgjidhet me votim të fshehtë, ndërsa vetë procesi i votimit është i hapur për publikun dhe rezultati bëhet publik menjëherë.
Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mesin e muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sokol Sadushit përfundon në 17 tetor.
Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës,në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.
Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.
-
Është kan didati .me të gj vlerat që i duhen ati pozicioni. Nga juristët më të pregatitur,korektesa e tij si gjyqtar ka qënë e rallë dhe plot dinjitet. E meriton dhe kam bwsim se do fitojë është nder dhe fat të kemi Kryetar të Gj.Lartë një personalitet ,si Ilir Panda
Përgjigju -
Do jete nder qe gjykata e larte te kete per kryetar nje nga juristet ne te mire dhe integritet ne Shqiperi
Përgjigju





Komente
Komento