Regjistrimi në Universitet vijon për mijëra maturantë që janë shpallur fitues të një programi në universitet.

Në ditën e dytë të proçesit të regjistrimit situata paraqitet normale, pa fluksin e zakonshëm që krijohet pranë sekretarive gjatë ditëve të para. 
 
Studentët fitues shprehen se dega që kanë zgjedhur të regjistrohen, nuk ka qenë në çdo rast preferenca e tyre e parë.
 
"Rusishtja ishte preferenca ime e parë këtë doja"
shprehet njëra nga studentet.

"Kam fituar Gjeografinë preferenca e dytë më pëlqen ndonëse dega e parë ishte Shkenca Politike.Do e vazhdoj me dëshirë kam fituar këtu", shprehet një studente për mikrofonin e Report TV

Ndërkohë që një pjesë e studenteve shprehen se do të shfrytëzojnë mundësinë e ç’regjistrimit për të konkuruar në degën që preferojnë me shumë.

"Dega që kam fituar është Gazetaria ishte preferenca e 10 por po pres raundin e dytë" thotë një studente.

 Maturantët duhet të jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar, pasi sot është afati i fundit në rast ankimimi.

Edhe studentët që nuk rezultojnë fitues në programin që kanë pasur preferencë të parë, duhet të bëjë regjistrimin, pasi në datën 12 shtator kanë mundësinë të ç’regjistrohen për të vijuar garën për degën që dëshirojnë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com