Për universitetet private që u mbyllën, sot është dita e fundit për të dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dosjet e studentëve, që nuk u tërhoqën brenda 1 shtatorit.
Burimet zyrtare nga Ministria e Arsimit bënë me dije për ATSH-në se, një nga universitetet private të mbyllura dhe më problematikë përsa i përket dorëzimit të dosjeve të studentëve, ka dorëzuar ditën e djeshme vetëm një pjesë të tyre.
Vendimi "Për heqjen e licencës së disa institucioneve të arsimit të lartë", parashikon që "dosjet e studentëve, të përgatitura nga institucionet private të arsimit të lartë, që nuk do të tërhiqen nga studentët përkatës, të përcillen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit brenda datës 10 shtator 2014". Burime në këtë institucion sqarojnë se në MAS nuk ka mbërritur ende asnjë dosje studenti, pavarësisht se sot, referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, është dita e fundit.
Me përfundimin e afatit të vënë në dispozicion të universiteteve të mbyllura private, për pajisjen e studentëve me dokumentin e çregjistrimit dhe të tjerat, të përfshira në dosjet e tyre personale, më datë 1 shtator nisi një tjetër proces, ai i dorëzimit të dosjeve të studentëve të mbetura në arkivin e universiteteve, drejt Ministrisë së Arsimit.
Referuar të dhënave të raportit të verifikimit të ligjshmërisë të kryer nga Ministria e Arsimit, rezulton se në disa prej 18 universiteteve private të mbyllura, nuk gjenden dosjet e studentëve, ndërsa në raste të tjera, në dosjet e tyre personale mungojnë dokumente thelbësore, siç është dëftesa origjinale e shkollës së mesme. Kjo është një prej arsyeve pse një numër i caktuar studentësh nuk kanë pranuar të tërheqin dokumentet mbrapsht, pasi një veprim i tillë do të demaskonte atë që drejtuesit e universiteteve kanë mbuluar prej vitesh. Regjistrime studentësh që nuk kanë kryer shkollën e mesme, duke kapërcyer direkt në universitet, në këmbim të mijëra eurove./ATSH/
/Shqiptarja.com