Në mesnatë afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PD kandidon me Bejkon në Tiranë! Në garë edhe në 15 bashki të tjera! Mblidhet sot Kryesia

Në mesnatë afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ! PD kandidon me Bejkon në Tiranë! Në garë edhe në 15 bashki të tjera! Mblidhet sot Kryesia

Roland Bejko

TIRANË- Këtë mesnatë është afati i fundit për depozitimin e kandidatëve për keyebashkiakë dhe listat me emra për Këshilltarë Bashkiakë. Mbrëmjen e djeshme PD vendosi që të garojë në Bashkinë e Tiranës me kandidatin e saj, Roland Bejkon. Ky i fundit mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidaturës së Jonila Godoles e cila moti vetëm votën nga Roland Bejko. Kjo e fundit pritet të kryesojë listën për Këshillat Bashkiak të kryeqytetit, megjithatë nuk ka një vendimmarrje përfundimtare nga ana e Kryesisë. Kështu, me këtë vendim, konfirmohet se demokratët do të jenë të përçarë në 14 maj. Kjo sepse Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta si dhe Erion Veliajn e Partisë Socialiste.

PD mori edhe një tjetër vendim të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme, tërheqjen nga gara në 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Kështu PD i lë 'rrugë të hapur' garës së kandidatëve të 'Rithemelimit' Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë Gentjan Llatja, Benet Beci dhe Emirjana Sako. 

Në mbledhje përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD vendosi që të konfirmojë pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të kandidativë në 15 bashki nga 17 të tilla ku ishin prezantuar më herët kandidatë, ku spikat Lezha me Sandër Markun, Agron Kapllanaj në Mallakastër, Gjergji Gjata në Bashkinë e Korçës ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj. Ndërkohë që për bashkitë e Kurbinit dhe Vaut të Dejës Kryesia e Partisë Demokratike ende nuk ka vendimmarje dhe e ka shtyrë vendimin për nesër, pasi për këto dy bashki ka kërkesa të degëve për të mbështetetur vetëm kandidatët e ‘Primareve’, të mbështetura nga koalicioni Meta-Berisha. 

Në limitet e kohës për regjistrimin në KQZ, sot mblidhet sërish Kryesia e PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me bashkitë e tjera. Deri është vendosur garimi vetëm në disa bashki, ku më kryesorja është ajo e Tiranës. Sot pritet të konkludohet për të gjitha bashkitë e tjera, nëse do të nxjerin kandidatë edhe në pjesën tjetër të bashkive, apo do të dalin vetëm me lista për këshilltarë në 61 bashkitë.

Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin
1.   Tiranë-Roland Bejko (i konfirmuar)
2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj (i konfirmuar)
3.    Lezhë - Sandër Marku (i konfirmuar)
4.    Patos- Pranvera Rizai (i konfirmuar)
5.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj (i konfirmuar)
6.   
Korçë-Gjergji Gjata (i konfirmuar)
7.    Poliçan - Florian Qamo  (i konfirmuar)
8.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj  (i konfirmuar)
9.    Kamëz - Bilbil Bajraktari (i konfirmuar)
10.    Krujë - Sabah Sheta (i konfirmuar)
11.    Dibër - Naim Gazidede (i konfirmuar)
12.    Dimal- Dritan Sula (i konfirmuar)
13.    Librazhd -Bujar Vreto (i konfirmuar)
14.    Vorë- Ibrahim Bruka (i konfirmuar)
15.    Sarandë- Skënder Muço (i konfirmuar)
16.    Mirditë-Mark Ruçi (i konfirmuar)

Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje
1.    Kurbin- Genc Doçi 
2.    Vau i Dejës- Klomentina Drini 

Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë
1. Elbasan
2. Shkodër
3. Durrës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:37
Roland Bejko kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, zbardhet kush votoi kundër! Bardhi e Tabaku s'marrin pjesë në votim

1679859665_800061e13df44f9c7.png

Roland Bejko është kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës. Edhe mbledhja e djeshme e Kryesisë është shoqëruar me debate sa i takon strategjisë që PD do të ndjekë për zgjedhjet. Një grup, mes tyre Gazment Bardhi kërkonte që të dilnin me lista këshilltarësh dhe kandidatë në disa bashki që kanë potencialin për të fituar. Bardhi dhe ky grup që i qëndronin linjës së tij nuk mori pjesë në votimin për Roland Bejkon.

Ja si kanë votuar anëtarët e Kryesisë:

Gazment Bardhi – nuk mori pjese në votim;
Dhurata Cupi – nuk mori pjese në votim;
Jorida Tabaku – nuk mori pjese në votim
Ori Nebiaj – nuk mori pjese në votim;
Jonila Godole – nuk mori pjese në votim.

Pro kandidaturës së Roland Bejko:

Fitim Zekthi
Taulanda Jupi
Kreshnik Collaku
Orjola Pampuri
Xhemal Gjunkshi
Flamur Hoxha
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj

Abstenuan:

Indrit Sefa
Endri Hasa
Juela Hamati

Roland Bejko – votoi Jonila Godole.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 27/03/2023 11:09

    Bejko, èshtè njè nga tè paktèt e kètij grupimi butaforik, qè ia vlen ta marrèsh seriozisht. Natyrisht qè kandidatura e tij, èshtè vetèsakrifikim pèr momentin dhe jo vèrtetè njè kandidaturè fitoreje por duhet thènè, se nga ata kandidatè qè janè deklaruar deri mè sot,,èshtè mè e goditura. Tè tjerèt, i kemi tè grupit,,,NA MYTÈN MASHTRUSÈT. Mè mirè ia jap votèn time Ver Llapès sesa atyre qè e kanè katandisur atè qytet dikur tè bukur, nè njè xhungèl zhuli dhe mungese uji.

    Përgjigju
  • Linda: 27/03/2023 09:41

    Dhe me 5 veta te ngelet Alibeaj te gjithe do ta mbeshtesin qe te eci perpara, Bardhi me Tabakun e te tjere le te shkojn te lypin te dera e psiokpatit Berishes se kane te njejtin karakter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali