Në mungesë edhe në Asamblenë e PS-së së Tiranës, Erjon Veliaj zgjodhi të shpërndarë një mesazh nga paraburgimi i Fierit, këtë radhë, drejtuar socialistëve, pak para se të mblidheshin nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
I shkarkuar nga PS-ja e Tiranës në asamblenë kombëtare të shtunën, kryebashkiaku thotë se partia është mbushur me ministra e drejtorë pa meritë
“Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje. Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh! Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar”, shprehet Veliaj.
Kritikat nuk ia kursen as kryetarit të partisë, Edi Rama, të cilin e akuzon se me një klithmë fshin vite sakrificash të socialistëve që e ngritën në krye të PS-së.
“Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve”, thekson Veliaj.
Ai sjell ndërmend historinë e PS Tiranë dhe organizimin e saj nën drejtimin e tij. Veliaj shprehet se kanë luftuar për fitoret dhe s’ua kanë dhënë “as krimi, as bandat”, ndërsa ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për të njëjtën parti.
I pari i Tiranës u kërkon socialistëve të reflektojnë dhe të shohin kë kanë përkrah tyre duke u bërë thirrje të mos pranojnë pushtetin e pamerituar. Mesazhin, Veliaj e nënshkruan me “socialisti juaj me duar të lidhura”.
“Mesazh për Asamblenë e Tiranës
Të dashur miq dhe socialistë të Tiranës!
Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës.
Po a jemi ende ajo parti?
Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?
Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve.
Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!
Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë.
Tirana është qyteti i rinisë, kulturës dhe optimizmit. Tirana është zemra jonë e madhe.
Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar.
Me mall, respekt, përulje dhe mirënjohje,
Miku dhe shoku juaj,
Socialisti me duar të lidhura
Erion Veliaj”, shkruan ai.
-
O Erjon shiko se aty nuk te coi as edi e as bela por gabimrt qe keni bere,e paske te qarte se è ke nga ato behu bashkepuntor i drejtesise fol e denencoi me fakte e keshtu te kuptojne te tjeret,prandaj prit sa te behet gjykimi e pastaj shiko se kush ta ka pas me hile
Përgjigju -
Nje i paraburgosur si Erion Veliaj,gjate qendrimit ne paraburgim,nuk ka lluksin te merret me "analiza"e"akuza" per forcen politike qe e mbeshtetur,apo e ka propozuar per te qene ne pozicione shume te rendesishme sic eshte qenia e kryetarit te Bashkise te Tiranes. Qenia ne paraburgim,e detyron diten e naten te mendoje,te justifikoje dhe te pergatitet shume seriozisht per mbrojtjen e tij per cdo akuze te prokurorise. Akuzat ndaj te tjereve,socialisteve te mbledhjes te Asamblese te Tiranes,apo te Kryetarit te Partise Socialiste me "korespodence" nga qelia e burgundy,nuk te cliron nga akuza e prokurorise.Ajo we te cliron eshte ajo we them ne fillim,pergatitja jote per mbrojtje. Po,sulmet e tua te kane vlejtur,ke arritur te fitodh perkrahjen e Sali Berishes dhe te Elisa Spiropalit. A e kupton se sa poshte ke rene? Apo i je kthyer kohes kur si drejtues i " Mjafte-ve" apo "99 -ve" kohe kur ulerinje ne Boulevard e para kryeministrise "Nano Ik"? Ti e di,por per pervojen e moshes mbi 80 vjecare qe kam,i burgosuri me paraburgim nuk ka kohe te trazoje e ngacmoje me fjale te tjeret,sepse nuk ke ne dore asnje fakt per ta,por per ty ata ksne ne dore akuzat e prokurotise per ty...
Përgjigju -
Ishalla po hajne kokat e njeri tjetrit....do zoti!!!!
Përgjigju -
Më të pa fytyrë se hajdutët nuk ka dhe kur i kap me presh në duar jo thonë ....i tillë është dhe Eri e morën nga tregu duke shitur fiq e bënë kryetar bashkie dhe për hajdutërinë e tij fajëson të tjerët... Më e forta është kur filloi ta mbroi dhe Sali non grata ky i pa fytyrë që kur ish kryetar Erjoni çdo ditë ushtarët e tijë sulmonin me molotov bashkinë.
Përgjigju -
O t'i socialisti me duar të lidhura:Së pari duart nuk t'i lidhi partia por gruaja jote .... fiks,fiks i lidhe vetë. Së dyti partia të bëri kriëetar nuk të bëri as mjafti , as trimat e mjaftit e as fiqtë . Së treti boll u qyrravite në je burrë lufto e dil i pafajshëm e mos hidh degë më degë Lali....e mos akuzo as parti e as kënd në parti. Së katërti ajo e para mos harro se krietar të bëri partia.....sa do gabime të bëjë partia...përsëri ngelet pozitive përballë çdo individi që godet me gurë atë që e mbolli dhe e polli...shërim të shpejtë Lali e mos luaj futboll se thyen këmbën!
Përgjigju









Komente
Komento