Kabineti grek ka zhvilluar një takim që ka zgjatur pesë orë e gjysmë dje, para miratimit të një propozimi të ri të reformës ekonomike për negociatat e së hënës, që parashikojnë një takim të ministrave të Financave të eurozonës pasdite, përpara samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Mësohet se qeveria e Athinës ka premtuar se do të rritë taksat për ata që marrin më shumë të ardhura, si dhe do të bllokojë daljen në pension para kohe. Por edhe kur Tsipras u nis për në Bruksel, të dielën në mbrëmje, negociatorët e institucioneve kreditore thanë se nuk kishin marrë ende asgjë të re nga Athina.
Presidenti francez, Fransua Hollande, konfirmoi dje, gjatë vizitës së tij në Milano, se Franca dhe Italia do të dëshironin një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për zgjidhjen e krizës greke. “Qëndrimi i përbashkët i Francës dhe Italisë është të ketë një marrëveshje dhe sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Hollande, duke vizituar ekspozitën universale të Milanos me kryeministrin italian, Matteo Renzi. Kjo deklaratë u bë një ditë para samitit të jashtëzakonshëm të zonës euro, që do të zhvillohet sot në Bruksel, në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje për situatën kritike të Greqisë, në prag të falimentimit.
Gjatë një samiti rajonal të premten në Bratislavë, presidenti francez kishte kërkuar të bëhet gjithçka për të arritur në një kompromis për Greqinë. Në mungesë të marrëveshjes deri në fund të muajit qershor, ky vend nuk do të ketë mundësi për të rimbursuar Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por drejtues të ndryshëm të qeverive të vendeve të BE-së kanë thënë se nuk do të arrijnë në një marrëveshje për livrimin e 7.2 miliardë eurove në fondet e shpëtimit dhe i kanë kërkuar Athinës të arrijë një marrëveshje paraprakisht me monitoruesit e shpëtimit.
Në një sërë thirrjesh telefonike të dielën, duke përfshirë edhe ato me Angela Merkel, kancelaren gjermane dhe François Hollande, presidentin francez, kryeministrit grek Tsipras i është thënë të mos presë negociatat e nivelit të lartë, në samitin urgjent të thirrur nga eurozona, por të paraqesë sa më shpejt planin përfundimtar të reformave ekonomike, që Athina duhet të zbatojë për të liruar fondet e shpëtimit. Atij iu tha gjithashtu që, në qoftë se Athina ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje para samitit, udhëheqësit do të jenë të gatshëm për të diskutuar, duke përfshirë lehtësimin e borxheve, si pjesë e një plani të ri, të tretë, shpëtimi.
Pa një marrëveshje të hënën, ka gjithnjë e më shumë të ngjarë që Athina të mos ketë më kohë për të siguruar fonde për të shmangur falimentin para se programi aktual i shpëtimit të BE-së të skadojë javën e ardhshme. Kjo mund të çojë në mosshlyerje të këstit të kredisë prej 1.5 miliardë eurosh, që Greqia i detyrohet FMN-së fund të muajit.
Frika se Greqia do të falimentojë ka shkaktuar tërheqje masive të depozitave nga bankat greke, duke bërë që të merret në konsideratë edhe mundësia e bllokimit të kapitaleve nga qeveria në qoftë se nuk ka asnjë marrëveshje. Banka qendrore greke, nga ana e saj, ka paralajmëruar se një situatë e tillë mund ta bëjë vendin të dalë nga eurozona.
Tsipras ka kërkuar që një ristrukturim i malit të borxhit të vendit të tij – që ka arritur në 180 për qind të prodhimit të brendshëm – të jetë pjesë e një marrëveshjeje për livrimin e këstit të fundit të ndihmës për qeverinë e mbetur pa para. Mbetet e paqartë nëse ai është i gatshëm të pranojë masa të reja shtrënguese, në këmbim të premtimit për lehtësim të borxhit.
Shkrimi u publikua sot (22 qershor 2015) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com