Sot dhe nesër do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër.

Kësaj here, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e dy shteteve që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Report Tv ka siguruar axhendën dhe marrëveshjes që do të firmosen, teksa mësohet se Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës do të jetë i pranishëm me një video mesazh.

Nga Presidenca e Serbisë, kanë njoftuar se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, do të takohet ndër të tjera edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovi֛ dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn. Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se nuk sheh asnjë të keqe nga kjo iniciative, ndërkohë të hënën, Talgetija u shpreh me nota shumë pozitive për këtë nismë, duke e quajtur “iniciativë për forcimin e lidhjeve në Ballkanin Perëndimor.

Kosova ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë, duke e quajtur të panevojshëm.

Mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të ketë një darkë punë mbrëmjen e sotme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazaoviç si dhe kryetarin e këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës, Zoran Tageltija. 

Sakaq, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online. 

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

Axhenda e takimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
Vuçiç në Ohër: Ballkani i Hapur nisma më e mirë në rajon dekadat e fundit, s’e zëvendëson integrimin në BE


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma "Ballkani i Hapur" është në dobi të të gjithëve.

“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit”, tha Vuçiç, teksa foli edhe nëse kjo nismë është e hapur për Kosovën. “Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t'i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’," tha Vuçiç. “Nuk e kam problem të flasë me çdokënd në Prishtinë. Shkëmbimi tregtar në CEFTA është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, shtoi ai.

Presidenti serb tha se në takimin me liderët e tjerë do të ngrehë çështjen se si vendet e rajonit mund të ndihmojnë njëri-tjetrin në ushqim, energji, gaz, ndërtimin e përbashkët të termocentraleve, veçanërisht termocentraleve të ripërtëritshme/REL

Ora 23:09
Drejtuesi i qeverisë së Bosnjë- Hercegovinës në Ohër: Dëshirojmë të jemi pjesë e Ballkanit të Hapur

Drejtuesi i qeverisë së Bosnjë- Hercegovinës Zoran Tegeltija, deklaroi se Bosnja merr pjesë si vëzhguese në samitin e “Ballkanit të Hapur”. Ai tha se pret që Presidenca e të marrë vendim për t'iu bashkuar kësaj nisme.

“Jam këtu sepse e di se pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnjë e Hercegovinë, shumica e politikanëve, dëshirojnë të jetë pjesë e projektit ‘Ballkani i Hapur’, por edhe entitetet janë të vendosur t'i bashkohen këtij projekti. Unë jam këtu për të përcjell mesazhin tek anëtarët e ‘Ballkanit të Hapur’ se Bosnjë e Hercegovina po përgatitet dhe dëshiron të bëhet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Tegeltija për Radio Televizionin e Republikës Sërpska.

Tegeltija u shpreh se javën e kaluar përsëri i kishte bërë thirrje Presidencës së Bosnjë Hercegovinës që të marrë vendim për t’iu bashkuar nismës dhe se shpreson që anëtarët e Presidencës që janë kundër do të ndryshojnë mendje dhe do të kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky projekt për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ora 21:15
Samiti i 'Open Balkan' në Ohër, 'bën bashkë' liderët e Ballkanit! Rama publikon FOTO-n teksa pozon krah tyre

 

Samiti i Ballkanit të hapur në Ohër ka bërë bashkë liderët të cilët siç duket edhe në foton e publikuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka publikuar foton ku ndodhet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Zoran Tegeltijn, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Кryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin. 

"Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur"- shkruan Rama.

Ora 18:50
Rama mbërrin në Ohër, takon Abazoviç: Sot Mali i Zi futet zyrtarisht në ‘Open Balkan’! Ambasadori i SHBA në Serbi i bashkohet tryezës

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ohër, ku do të zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur. Rama ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Dritan Abazoviç, ku shkruan se sot do të fusë zyrtarisht Malin e Zi në ‘Open Balkan’.

Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

 

Ora 11:06
Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, zbardhet axhenda e kryeministrit Rama

1654412377_EdiRama.jpg

Report Tv ka zbardhur axhendën e kryeministrit Edi Rama, i cili do të jetë i pranishëm sot dhe nesër në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve            

 E mërkurë 8 qershor 

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar. 

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

 13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

 13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

 14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

 15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

 15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin
             Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

 18.15 – Kthimi për Tiranë