Sot Dita Botërore kundër duhanit
vret 1 person në çdo 6 sek në botë

Sot është dita botërore kundër duhanit, ditë e shpallur që prej vitit 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Së fundmi jepet alarmi nga Organizata Botërore e Shëndetit se duhani vret një person çdo gjashtë sekonda në botë, duke i risjellë në vëmendje dëmet që shkakton duhani pikërisht në ditën botërore kundër tij.

Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e nisi këtë nismë për të sensibilizuar opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe për inkurajimin e mos prodhimit dhe konsumimit të duhanit.

Gati 6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen prej duhanit. Vetëm 8% e popullsisë në botë jetojnë në vende me taksat mjaft të larta të duhanit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 600 mijë që janë jo duhanpirës vdesin duke pirë cigare të dorës së dytë.

Si çdo vit në Ditën Botërore kundër Duhanit propozohet një slogan mbi luftën kundër tij me shpresën se informimi më tepër mbi këtë fenomen do të ndihmojë në braktisjen dhe mos konsumimit e këtij helmi vdekjeprurës. Për 2014-tën OBSH-ja u bën thirrje të gjitha shteteve të rrisin taksat e duhanit.

Kjo masë pretendohet që të inkurajojë duhanpirësit ta lënë si dhe të parandalojë rritjen e personave të tjerë, që krijojnë varësi ndaj cigareve. Sipas OBSH, brenda tre viteve të ardhshme, me një rritje të taksave në masën 50%, numri i konsumatorëve do të ulej në 49 milionë, duke shpëtuar 11 milionë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'