Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë!

Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë!

Momenti i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

TIRANË- Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Sot 33 vjet më parë një grup studentësh dhe pedagogë shënuan tronditjen e parë të diktaturës. Përmes protestave paqësore nga Qyteti Studenti në sheshin e Tiranës, ata përmbysën regjimin 50 vjeçar të komunizmit.

Çfarë ndodhi më 8 dhjetor

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt qendrës së Tiranës. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Atë natë të 8 Dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuar përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Dita e Rinisë, Tedi Blushi: Shpopullimi, drama më madhe në Shqipëri, rinia të marrë në dorë fatet e veta!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me Ditën Kombëtare të Rinisë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Blushi thekson se 570 mijë të rinj janë larguar nga vendi.

"Sot, Dita e Rinisë, pa të rinj! 570 mijë të larguar! Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone! Edi Rama është armiku kryesor i lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, ideatori dhe zbatuesi i axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë! Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund duhet që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj Qeverie që ka vrarë shpresat, ëndrrat dhe mundësitë e çdo të riu dhe të reje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri! Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja! Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve! Që 8 Dhjetorin e ardhshëm ta festoni në Atdhe si të gjithë bashkëmoshatarët tuaj europianë", shkruan Blushi.

Ora 12:54
Dita e rinisë, Gazment Bardhi: Të rinjtë janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë

Deputeti Gazment Bardhi ka uruar 8 dhjetorin, duke shkruar se të rinjtë janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë

“Të rinjtë janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e Lëvizjes Studentore 90”, shkruan Bardhi.

 

Ora 11:45
Dita e Rinisë, Nikolla: Të rinjtë, e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë europiane

1672667039_dgffdgfdgf.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar 8 dhjetorin. Nikolla shkruan se të rinjtë nuk janë vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane

“Në Ditën Kombëtare të Rinisë përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, specialistët, punonjësit dhe punëtorët e rinj. Moshat e reja nga 15-30 vjeç përbëjnë rreth 22 përqind të popullsisë dhe janë një potencial dhe faktor i fuqishëm i zhvillimit të vendit.

Kuvendi i Shqipërisë mbështet rritjen e aksesit për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, në arsimim e formim, tregun e punës, sipërmarrjen, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha talentin dhe lidershipin e tyre në teknologjinë dhe inovacionin. Rinia është jo vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane.”, shkruan znj. Nikolla.

Ora 11:15
Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për Ditën e Rinisë, duke thënë se në 8 dhjetorin e vitit 1990, Amerika ka qenë krah shqiptarëve teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës”. Ambasada e SHBA shkruan se sot qëndron me krenaria krah Shqipërisë ndërsa bën hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE.

"Sot kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë që nisën protestat e 8 dhjetorit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës” dhe ne qëndrojmë me krenari pranë jush sot ndërsa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian”

Ora 09:26
Dita e Rinisë, Tabaku: Mbi 500 mijë të rinj janë larguar! Duhet të pyesim veten si të ndalim hemorragjinë që po plak vendin

1698489122_tabakuuu.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për 8 dhjetorin, të njohur si Dita e Rinisë. Në një postim në facebook, Tabaku shkruan se përtej urimit, sot është koha për të pyetur veten çfarë mund të bëhet për të ndaluar hemorragjinë që po plak Shqipërinë.

Ajo shkruan se mbi 500 mijë të rinj janë larguar nga vendi dhe thekson se nuk mund të ketë një Shqipëri europiane nëse vazhdohet me një diktatin e një politike që sipas saj ka ngelur në vendnumëro.

“Tre dekada më parë studentët u ngritën për një Shqipëri të lirë nga kulti individit dhe diktatura trushplarëse e një elite të korruptuar dhe kriminale. U ngritën për tu larguar nga një qeverisje që kishte biografinë si diplomë dhe internonte njerëzit familjarisht nëse nuk i pushkatonte apo i dergjte burgjeve.

Përtej urimit sot duhet të pyesim veten se përse mbi 500 000 të rinj janë larguar dhe çfarë mund të bëjmë për të ndaluar hemorragjinë që po plak Shqipërinë.

Nuk mund të ndërtojmë Shqipërinë Europiane nëse vazhdojmë të këmbëngulim në diktatin e një politike që ka ngecur në vendnumëro. Nuk mund të flasim për të ardhmen e të këndojmë ende himnin e kultit të individit. Është koha të ndryshojmë për ti lënë fëmijve tanë një Shqipëri që mund të jetojnë dhe mund ta ndryshojmë!”- shkruan Tabaku.

Ora 09:02
Begaj uron 8 dhjetorin me studentët që kryen praktikë në Presidencë: Gëzuar Ditën e Rinisë

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Presidenti zgjodhi që këtë urim ta bëjë së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit.

“Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë :Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë” - shkroi Presidenti në Facebook-un e tij.

Institucioni i Presidentit aplikoi për herë të parë zhvillimin e praktikave për studentë duke u bërë kështu pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agroni: 08/12/2023 16:16

    O pacavure Envere Hoxha mund te kishte plot te kqia po kishte ligje kishte njeres kishte familje kishte spitale shkolla kishte pune dhe keta ishkateruan gjithe djersen e popullit dhe i vodhen . vetem armet municjonet avjonet tanket fabrika e uzi na te administronin ushtrein te kishin do ishim shtet qe mos te talli bythen greku e sebi apo ndonje tjeter turp te kini te gjithe

    Përgjigju
  • Grushti: 08/12/2023 13:47

    Si do ta pyesesh veten moj tabakuuu duke djekur e shkaterruar parlamentin thirrini mendjes dhe leri deklaratat se si ha me njeri degjovee degjovaaa thuaj.

    Përgjigju
  • V.F.L.P: 08/12/2023 09:59

    Lavdi PPSH ishim fukara por te bashkuar si per mir si per keq. E jo si sote si po vdesin rrugash neper bote.

    Përgjigju
  • Emi: 08/12/2023 09:41

    Te gjite rrugash jan si qejte. Pa vler

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë