Data 16 nëntor në botë kujtohet si dita Ndërkombëtare e Tolerëncës dhe është vendosur si e tillë në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s gjatë vitit 1995.

Sipas kësaj deklarate toleranca ka të bëjë me: “Qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.

dita e tolerances

Përpos ditës Ndërkombëtare të Tolerancës data e sotme shënon edhe Ditën Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave në aksidente e trafikut. Kjo ditë është vendosur me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së opinionit në aksidentet e trafikut, pasojat, shpenzimet dhe masat që mund të merren për t’i evituar ato.

dita e aksidenteve dhe tolerances

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)