Sot Dita Ndërkombëtare e Gjuhës
Angleze, Peleshi: Hap mundësi

TIRANË- Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze me rastin e së cilët në Hotel ‘Tirana’ është organizuar një konferencë.
 
Përfaqesues të shoqatave të mësimit të gjuhës angleze kanë deklaruar se anglishtja është një pasuri e madhe pasi të jep mundësinë të shprehësh të gjitha mendime nga të thjeshta deri tek përpilimi i dokumenteve financiarë, ekonomikë shkencorë etj.
 
I pranishëm në konferencë, zv/kreministris, Niko Peleshi u shpreh se zotërimi i gjuhës angleze është një mundësi më e madhe për bizneset që të jenë të përfshirë në një treg më të madh, ndërkombëtar dhe njëkohësisht më konkurrues. 

Ai shtoi se qeveria përveç hapave të ndërmarrë duke e bërë gjuhën angleze të detyrueshme për maturantët dhe studentët, qeveria pret ende rekomandime mbi atë se çfarë mund të bëhet më tepër.
 
“Brenda këtij viti ne synojmë të pajisim bibliotekat, duke nisur që nga Biblotekat Kombëtare, me bibliotekat në rrethe dhe në shkolla, me libra në gjuhë të huaj dhe të shtohen resurset online. Pra të bëhet dizhitalizimi i bibliotekave”, vijoi Peleshi. 

Ndërsa Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në fjalën e saj tha se sot flitet për portofol të gjuhëve të huaja.

“Sot flasim për portofol gjuhësorë, ku përveçse se mban pasaportën tënde, që shumë shpejtë shpresojmë ta kemi edhe atë të Europës, të mbajmë edhe atë të gjuhëve të huaja”,- tha dekanija e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra.
 
Gjithashtu ajo vuri theksin edhe tek roli i mësuesve në mësimin e gjuhëve të huaja por edhe për rolin e madh që ata kanë për përgatitjen e të rinjve për të përballuar sfidat Europiane.  

Dekanija, gjithashtu u shpreh se po punohet që një mësues të mund të jap jo 1 por dy gjuhë të huaja. 
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq