Sot nga ora 20:30 deri në 21:30 në të gjithë planetin në kuadër të aksionit më të madh dhe më masiv mjedisor do të shuhen dritat për të kursyer burimet e tokës.
Kjo është “Ora e Tokës” – Earth Hour”, ora të cilën njerëzit ia kushtojnë shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq edhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, që po ia marrin frymën asaj.
Kjo është iniciuar në vitin 2007. Fillimisht u aplikua në mënyrë simbolike në Sydnej të Australisë, ndërsa sot në vitin 2014 kësaj nisme i janë bashkuar edhe 154 qytete në planetit.
Në Shqipëri tashmë është viti i 6-të i organizimit të Earth Hour nga ANEP – Shoqata për Politika të reja të Mjedisit.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)