Sot Fitër Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Kreu i KMSH: Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festa më e rëndësishme e këtij komuniteti, ose siç njihet ndryshe edhe Bajrami i Madh. Mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:55 në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Mesazh i kreut të KMSH shkoi për të rinjtë, të cilëve u bëri thirrje që të mos e braktisin vendin, por të punojnë në atdhe për ta bërë atë më të mirë e të begatë.

“U bëj thirrje të rinjve, mos e braktisni vendin tonë. Rezistoni përballë çdo vështirësie. Prindërit, shoqëria, Shqipëri ka nevojë jetike për ju. Qëndroni në vendin tuaj dhe punoni për ta bërë atë më të mirë dhe më të begatë”, tha Spahiu.

Spahiu tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. Mesazhin e tij e përqndroi edhe tek dhuna në familjes, ku bëri thirrje që të ndalet dhuna ndaj grave, për të cilat tha se janë bërthama e familjes dhe shoqërisë.

Koha në të cilën po jetojmë na ka vënë përballë sfidash të shumta. Familja nuk po përjeton ditët e saj më të mira. Dhuna brenda saj është një fenomen që të trazon shpirtin. Njerëzit që kanë humbur durimin i bëj thirrje që të ndalin agresivitetin dhe të qetësojnë shpirtrat e tyre duke u kthyer nga e mbara nga rruga e Zotit. Mos i prekni gratë, ato janë shpirti i bërthamës së shoqërisë, familjes. Po jetojmë në një kohë krize morale, që kërkon përkushtim, besim te zoti për t’ tejkaluar ato.

Fenomene si migracioni dhe ulja e lindshmërisë po e mpakin familjen. Ti kushtojmë rëndësi bashkëpunimit e harmonisë, të punojmë për të ecur para që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e rinisë, dëshirat e prindërve. Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshme”, tha Spahia.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. 

Bajrami u festua edhe në qytetet e tjera të vendit, ku besimtarët kryen faljen e namazit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve. Urimet për këtë ditë të rëndësishme nuk munguan as nga politika. 

Shqiptarja.com dhe Report Tv urojnë të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin!  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Presidenti Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e 'Ballies' në Elbasan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot urime për festën e Fitër Bajramit nga qyteti i Elbasanit. 

Presidenti Begaj vizitoi xhaminë e “Ballies" në qendër të qytetit, e ndërtuar në vendin ku ndodhej xhamia shekullore, e cila u shemb nga regjimi i kohës në 1967-ën.

Ai u shpreh se në këtë ditë feste besimtarët myslimanë kanë arsye të gëzojnë, pasi përmbushën me kënaqësi agjërimin, me qëllimin e vetëm që të bëhen njerëz më të devotshëm e të denjë për veten dhe shoqërinë. 

Një urim të veçantë Presidenti i Republikës u përcolli qytetarëve të Elbasanit për harmoninë mes njëri-tjetrit në respekt të besimeve të ndryshme. 

'Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar festën e Fiter Bajramit! 
Pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, ndaj të cilit besimtarët u përkushtuan, besoj se me lutjet  tyre të pranuara, ata janë më afër Zotit. Besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit, të rindërtuar në të njëjtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë. Në vitin 1967 u shkatërrua, dhe falë Zotit, u rindërtua përsëri në të njëjtin vend.

Jam në Elbasan, ku është një traditë e shkëlqyer, ku përveç objekteve të shumta të kulteve të ndërtuara, besimtarët jetojnë në harmoni, si në të gjithë Shqipërinë. Është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë dhe begati për çdo shqiptar, për çdo besimtar. 
Gëzuar, dhe një herë, Fitër Bajramin!', tha Begaj.

 

 

Ora 11:56
Fitër Bajrami, Meta vizitë në KMSH: Të zgjidhet çështja e pronave për komunitetet fetare në Shqipëri

 

Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir meta për Fitër Bajram ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Meta uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë të rëndësishme, për më shumë paqe e begati.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe tek çështja e pronave për komunitetet fetare, ku kërkoi që t’u jepet zgjidhje pa vonesa.

“Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed; të nxitojmë për punë të mira dhe të bëjmë të gjitha sakrificat dhe iu shpërblefshin sakrificat atyre që kanë agjëruar dhe njëkohësisht paqe dhe begati në familjen e çdo shqiptari.

Më duhet të theksoj në këtë ditë, se do kemi më shumë mbarësi nëse i japim zgjidhje çështjes së pronave të besimeve të komuniteteve fetare. Që në vitin e parë si president, duke parë raportet ndërkombëtare për çështjet e pronave dhe moskthimin e tyre, të marra nga komunizmi apo të mbërthyera nga korrupsioni, kam kërkuar gjendjen reale nga ministria e Drejtësisë, të atyre pronave. Por kurrë nuk mora asnjë përgjigje. Dikush më tha; është e lehtë të flasësh. Por është me e lehtë të veprosh. Në këtë mënyrë u dha edhe leja e Katedrales edhe pse kundërshtohej nga aktorë të rëndësishme politikë të kohës, njëri prej tyre vijon të jetë në pushtet sepse mendonte të bënte një kullë atje, siç ka bërë ne vende të tjera.

Të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e pronave për komunitetet fetare në Shqipëri pa vonesa dhe pa asnjë përjashtim”, tha Meta.

Ora 11:25
Ambasada e SHBA uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Paqja dhe shëndeti qofshin me ju

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët festojnë sot Fitër Bajramin.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ambasada uron shëndet dhe paqe për të gjithë ata që festojnë këtë ditë të veçantë.

“Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.  Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë. Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë”, shkruan ambasada.

 

Ora 09:31
Fitër Bajrami, Nikolla uron besimtarët myslimanë: Festë humanizmi

 

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, që shënjon edhe fundin e muajit të Ramazanit. 

“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit.  
Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.
Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.
Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër muslimanë!”, ishte urimi i Nikollës.

Ora 08:57
Fitër Bajrami në Lezhë, falja e namazit bëhet për herë të parë në sheshin ‘Gjergj Kastrioti’

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, Besimtaret Mysliman në Lezhë kremtuan festen e Fitër Bajramit. Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin "Gjergj Kastrioti", ku ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar.

Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtaret mysliman të Lezhës ju drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste vijon me dreken në familje dhe me vizita tek njëri tjetri.

Ora 08:29
Festa e Fitër Bajramit në Berat, myftiu lutet për mirësi dhe mbarësi në familjet shqiptare

Lutja e Fitër Bajramit është kryer në pedonalen e qytetit të Beratit. Vasin e mbajti Qeramudin Durdia ish-myftiu i parë i Beratit i ftuar. Ndërsa Hyben u ligjërua nga myftiu i Beratit, Bilbil Tallab.

Lutja filloi në orën 6:30 ku qindra besimtar mes tyre shumë të rinj u falën në pedonalen e qytetit.

'E lus Zotin e gjithësisë në këtë ditë feste në këtë ditë feste në këtë ditë Fiter Bajramit të sjell mirësi, mbarësi në zemrat e myslimanëve mbarë vatrat Shqiptare e kudo në Botë. Allau i gjithësisë e lus na sjell festën e Bajramit  me gëzim hare me mirësi me begati.', u shpreh ndër të tjera myftiu i Beratit.

Ora 08:19
Veliaj uron Fitër Bajramin: Begati, paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Pas një muaji reflektimi dhe sakrifice, ju uroj gëzuar Bajramin me zemrat plot begati, paqe dhe harmoni në familjet tuaja”. Ndërkaq, për faljen e besimtarëve, parkingu në sheshin “Skënderbej” mëngjesin e sotëm ka qenë pa pagesë.

 

Ora 08:18
Sot Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë e Sarandë

 

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin për festën e Fitër Bajramit edhe në Sarandë e Vlorë.

Në qytetin e Vlorës Falja është kryer në sheshin e Flamurit shumë pranë xhamisë së qytetit, nën drejtimin e myftiut të Vlorës Armand Asllani

Kjo është një festa më e rëndësishme për besimtarët myslimanë.

Ora 08:15
Besimtarët myslimanë në Fushë-Krujë e Durrës festojnë Fitër Bajramin orët e para të mëngjesit

 

Festa e Bajramit është kremtuar nga besimtarët myslimanë orët e para të mëngjesit të sotëm edhe në Fushë-Krujë dhe Durrës. Në Fushë-Krujë falja e Namazit u krye në stadiumin e K.F Ilirias 'Redi Maloku'.

Besimtarët myslimanë në Durrës morën pjesë në faljen e Fitër Bajramit, duke kryer faljen e namazit në orën 06:55 në Xhaminë e madhe të qytetit, por edhe në xhamitë e tjera nën drejtimin e drejtuesve më të rëndësishëm të këtij komuniteti në Durrës. 

Ajo që vihet re është një numër më i lartë i besimtarëve, sesa herët e tjera dhe prej kohësh tashmë drejtuesit e besimit islam në Durrës kanë hedhur idenë për ndërtimin e një tjetër xhamie, pasi objektet aktuale të kultit nuk e përballojnë fluksin e besimtarëve që duan të kryejnë ritet fetare në xhami.

Ora 08:11
Fitër Bajrami kremtohet edhe në Shkodër, besimtarët falin namazin

Qindra besimtarë myslimanë kanë kremtuar festen e Fiter Bajramit në faljen e mbajtur në qendër të qytetit në Shkodër. Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari në fjalën e tij në faljen e Fiter Bajramit, përcolli mesazhin e harmonisë dhe solidaritet për të gjithë besimtaret të cilët vijnë në këtë festë të begate pas një muaji sakrifice në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Gjate fjalës se tij Myftiu Sytari u ndal edhe tek fenomenet negative qe kane përfshire shoqërinë tonë, te cilat vijnë edhe për shkak të devijimit dhe largimit të shoqërisë nga tabani i fesë…..

Ora 08:04
Sot Fitër Bajrami, në Fier besimtarët myslimanë falin në namazin për të dytin vit radhazi në sheshin qendror

 

Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet, nëpër xhami e sheshe kryesore.

Në Fier Falja e Namazit për të dytin vit radhazi është bërë në sheshi Qendror të Qytetit. Edhe në Lushnjë besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në këtë ditë të shënuar besimtarët nuk harrojnë të ndihmojnë edhe familjet në nevojë duke dhuruar pjesë nga ushqimi i tyre ose në të holla.

Ora 07:45
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

"MIRËMËNGJES, GËZUAR FITËR BAJRAMIN", shkruan Rama. 

 

 

Ora 07:28
Sot Fitër Bajrami, uron kreu i KMSH: Më shumë tolerancë mes njëri-tjetrit! Shpresojmë që shpejt të hapet edhe xhamia e Namazgjasë

Kryetari i KMSH, Bujar Spahia pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

“Gëzuar festën e Fitër Bajramit, kjo festë qoftë një. Paqe mirësi e begati në familjet tona. Lutjet shkojnë për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që vendimet tonë t’i sjellë begati dhe anë e kënd botës paqe dhe drejtësi. Sot kemi të drejtën për të gëzuar dhe festuar dhe për ta ndarë këtë mirësi e begati që Zoti na ka dhënë pas këtij përkushtimi, ta ndajmë me familjen e shoqërinë. Gëzuar shqiptarëve e popujt anë e kënd botës.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet. Spahia tha se shpreson që shumë shpjet kjo xhami të hapë dyert.

“Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahia.  

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skenderbeu: 11/04/2024 08:19

    Pse me bythen perpjete o patriote? E harruam turkun qe na shkerdheu per 500 vjet me radhe?

    Përgjigju
  • Fatimiri: 10/04/2024 16:38

    Fajin e ka Europa, se keni fare ju... Ju gjeni dhe bëni. Gjeni shesh e bëni përshesh...

    Përgjigju
  • Uahahahaha: 10/04/2024 16:09

    Boo cfare komente lexon ketu, u ka ngel sahati te xhaxhi skenderbeovic

    Përgjigju
  • Shqiptar: 10/04/2024 14:20

    Zot begatoje Shqiprine me gjith cka ka brenda

    Përgjigju
  • Ema: 10/04/2024 12:55

    e paska aritur qellimin Serbia me Greqine .Brovo u qofte kur gjejne shesh bejne pershesh.Komb qe harron prejardhjen.Tundni flamur tani

    Përgjigju
  • Alb: 10/04/2024 09:21

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Google: 10/04/2024 08:49

    Doni dhe europen ju. Jo ne europe por ne Afganistan sju pranon kush

    Përgjigju
  • Konnors: 10/04/2024 07:32

    Sheshi Skënderbe : porta që na mbyll hyrjen be Europë

    Përgjigju
  • Agjenti: 10/04/2024 07:13

    Aloha Snackbar!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës