Sot Fitër Bajrami! Përmbyllet një muaj sakrifice, falja nëpër xhami jo në Bulevard për shkak të COVID-19! Kreu i KMSH: I lutemi Zotit të mos na sprovojë më (VIDEO)

TIRANË- Pas një muaji sakrificash e solidariteti, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Në ndryshim nga vitet e kaluara, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë, kjo për shkak të koronavirusit, i cili ka ndikuar rrënjësisht në përditshmërinë e njerëzve.

Xhamitë të cilat u hapën vetëm disa ditë më parë mikpritës dhjetëra besimtare, të cilët u falën mbi të gjithë për shëndetin e familjarëve në një kohë kur kjo nuk ka qenë më e vlefshme se kurrë.  

Në kryeqytet falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu. E diela, si pasojë COVID-19, përkon me karantinën totale, ku të gjitha bizneset janë mbyllur, megjithatë kjo masë nuk ka prekur besimtarët të cilët kanë qenë të shumtë në xhamitë kryesore të qyteteve.

VIDEO/Falja e Fiter Bajramit te Xhamia e Kokonozit

*Redaksia e Shqiptarja.com dhe Report Tv uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fiter Bajramin!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Kardinali Ernest Troshani uron myslimanët për Fiter Bajramin: Dita për të treguar dashurinë për Zotin, të jemi të bashkuar (VIDEO)

Ernest Troshan Simoni, i shpallur kardinal nga Papa në vitin 2016, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Në videon e publikuar Troshani thotë se Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan,”-u shpreh kardinali.

Veprimi i kardinalit shqiptar me shumë mundësi do të pritet mirë nga fetë e tjera, duke treguar edhe njëherë se harmonia fetare në Shqipëri është më se e përkryer.

Ora 12:56
Nga Durrësi, Elbasani, Shkodra e Korça/ Si u fal Fiter Bajrami në rrethe (VIDEO)

Edhe në qytetet e tjera të vendit ashtu si në kryeqytet besimtarët kanë falur namazin e Fiter Baramit. Ritualin e ditës ë fundit të muajit të Ramazanit e kanë kryer brenda dhe përreth xhamive të qyteteve. Jo të gjithë kanë kujdesur për të respektuar distancimin e detyruar social.

Ora 09:57
Fier/ Besimtarët myslimanë festojnë festën e Fiter Bajramit! Myftiu: Gëzuar për shumë vjet Bajramin (VIDEO)

Besimtarë të shumtë myslimanë kanë festuar sot Fiter Bajramin. Që në orët  e para të mëngjesit, besimtarët kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit Myftiu Valdrin Mera ka përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve, duke uruar besimtarët gëzuar për shumë vjet Bajramin.

Ora 09:48
Besimtarë të shumtë në Durrës, falja bëhet në sheshin kryesor! Disa besimtarë me maska (FOTO)

Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, falja e Fitër Bajramit në Durrës u organizua në sheshin përpara xhamisë së madhe në qendër të qytetit. Një pamje e rrallë vjen nga besimtarët në këtë qytet, të cilat disa prej tyre kanë zgjedhur që të falen me maska.

Ora 09:41
Falja e namazit në kohë pandemie/ Besimtarët e shumtë në Vlorë ndahen në dy xhami (VIDEO)

Sot besimtarët e qytetit të  Vlorës kane falur namazin në ambientet e brendshme të  2 xhamive  të qytetit. Përshtatur kushteve te pandemisë , besimtarët e kane falur namazin brenda xhamisë së "Plumbit" dhe xhamisë së Kuqe.

Ora 09:34
Falet Namazi në Korçë/ Besimtarët mbushin plot xhaminë (VIDEO)

Sot besimtarët e qytetit të Korçës kanë falur namazin në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë së qytetit "Iliaz Bej Mirahori". Të shumtë në numër besimtarët u falën brenda edhe jashtë saj.

Fitër Bajrami, festa që kurorëzon muajin e madhërishëm të Ramazanit erdhi në një moment dhe në një situatë më të përmirësuar të masave parandaluese të COVID-19

Jo vetëm falja e namazit, por edhe muaji i Ramazanit privoji çdo besimtar në faljet e përbashkëta, iftaret apo edhe mbledhjet dhe festimet me të afërm për shkak të COVID-19.

Ora 08:56
Bajram në kohë pandemie/ Baba Mondi: Falenderojmë Zotin që arritëm kësaj dite! Sprovë për të gjithë (VIDEO)

Kryegjyshi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me një falenderim për Zotin që ndihmoi që çdo kush t'ia dilte mbanë në këtë sprovë.

"Falenderojmë Zotin që arritëm kësaj dite. Kryegjyshata ka dhënë urdhëresat e veta për këtë ditë, që të jenë të kujdesshëm. Falendrojmë Zotin që në këtë ditë të agjërimit të jenë bujar. Ka qenë një sprovë për familjet tona, ku në këto ditë jemi munduar që të përhapim mirësinë. Mesazhi im është që besimtarët të jenë shembull për të përballuar vështirësitë e kësaj bote", i shpreh Baba Mondi.

Ora 08:30
Kreu i KMSH-së: I lutemi Zotit të mos na sprovojë më! InshAllah kemi nxjerrë mësime (VIDEO)

Mesazhi i kreut të Komitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka shkuar për të gjithë besimtarët, të cilët në këtë muaj të sakrificës ia kanë dalë të agjërojnë 30 ditë, edhe pse vendi ishte në një pandemi botërore. Një falenderim për bluzat e bardha, heronjtë e këtyre ditëve dhe një lutje drejtuar Zotit që normaliteti të rikthhet sa më shpejt", tha mes të tjerave, kreu i KMSH-së.

"Megjithëse ky Ramazan u përjetua ndryshe, sidomos në aspektin sociale jemi të gëzuar që arritëm ta mbyllim agjërimin me sukses. Ky Bajram vjen me një situatë të përmirësuar, falenderojmë mjekët që punuan me përkushtim. Besimtarët mysliman shijojnë një jetë të disiplinuar gjatë këtij muaji, si në rrafshin mysliman edhe atë shpirtëror. Vetë urimi Gëzuar Bajramin është urimi më i mirë, që buron nga thellësia e shpirtit. Koha që të reflektojmë fortë për vlerat e familjes dhe ta ruajmë atë nga antivlerat.  I lutem zotit të na fali dhe mëshirojë, të na ruaj nga fatkeqësitë, sëmundjet dhe pandemitë që na kanë kapluar gjithë globit. Allahu të na ruaj nga çdo sëmubje që është e rëndë dha nga çdo gjë që nuk e mbajmë dot në supet tona. (...)

Ishte i privuar nga adhurimet e përbashkëta, një sprovë nga ana e Zotit. i lutem Zotit të mos na sprovojë në gjëra të tilla duke shpresuar që ndoshta jemi kalitur dhe kemi nxjerrë mësime. InshAllah kjo festë lëshon mirësinë. Ramazani ndryshon sjelljen e jetë së njeriut që ka ndërgjegjësuar besimtarin dhe e ka bërë më të pastër. Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, i kërkojmë besimtarët që të na mirëkuptojnë, t'i lutemi Zotit të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha", u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Ora 07:50
Falet namazi në Berat, besimtarët ndahen në 2 grupe për të ruajtur distancën (VIDEO)

Besimtarët myslimanë në Berat janë mbledhur sot për të falur Fiter Bajramin. Duke uruar njëri-tjetrin ata kanë falur namazin në xhaminë e Plumbit e cila ndodhet në qendër të qytetit. Disa besimtarë kanë qëndruar brenda xhamisë dhe disa të tjerë jashtë saj, kjo për të ruajtur distancën si pasojë e koronavirusit.

Ora 07:43
Falja e namazit në Elbasan, shtrohen tapete jashtë xhamisë për të ruajtur distancimin social (VIDEO)

Pas agjërimit të muajt të Ramazanit, besimtarët mysliman festojnë ditën sotme festen e Fiter Bajramit. Ndryshe nga herët e tjera, ditën e sotme në Elbasan, Namazi është falur në xhami dhe jo bë bulevard, kjo si pasojë e COVID-19.

Edhe vendi vendi është në karantinë totale, ditën e sotme besimtarët nuk janë ndaluar për të shkuar në xhami. Xhamia "Pasha" në qendër të Elbasanit ka shtruar tapetë jashtë perimetrit të saj për të bërë të mundur distancimin social, edhe pse kjo ishte pak e pamundur.

Ora 07:35
Falja e namazit në Kukës/ Mbipopullohen 2 xhamitë e qytetit! Myftiu: Ky muaj i begatë në kohë pandemia na afroi me njëri- tjetrin (VIDEO)

Dy xhamitë e qytetit të Kukësit u mbipopulluan nga besimtarët në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit. Pas 30 ditësh agjërimi besimtarët u mblodhën në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë e duke u lutur për më shumë begati e harmoni. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha tha se ky muaj i begatë ishte ndryshe nga të tjerët për shkak të pandemisë, por shërbeu për t'u afruar më shumë më njeri tjetrin dhe besimin për më shumë mirësi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepi: 25/05/2020 07:25

    Islami krishter eshte fe e arabo-osmano-greko-judejve, nuk eshte fe e shqiptarit!

    Përgjigju
  • Iris: 24/05/2020 22:57

    Une jam e fese kristiane,por sot dua t'ju uroj te gjithe vellezerve tane shqiptare te besimit myslyman e bektashi: GEZUAR BAJRAMIN,PACI SHENDET E GJITHE TE MIRAT NE JETE DHE KUJDESI I ZOTIT QOFTE NGAHERA ME JU!

    Përgjigju
  • MIGJENI: 24/05/2020 16:16

    Ku shkuan Bijte e Shqipes se Dodones se Lashte..,PjellAzganet e MesDheut..,Bijte Arbnore" e Gjergj Kastriotit..Po Autoktonet..e Gjuhes se Bukur Shqipe?!

    Përgjigju
  • robi: 24/05/2020 15:32

    A i keni derguar qengjin e pjekur ne hell dhe tepsine e bakllavase baba mond bektagjiut se vetem per kete pune e kemi se per salivirusin nuk beri asgje.

    Përgjigju
  • Albani: 24/05/2020 14:35

    Perse ne shesh, tempujt fetare jane ku aty ku eshte shtepia e Zotit e jo sheshi?Kete tradite te mbrapshte duhet zhduke njehere pergjithmone

    Përgjigju
  • One: 24/05/2020 10:14

    Nuk e di kush e ka filluar kete traditen e faljes ne sheshe. Dikush duhet ti japi fund kesaj cmendurie. Shfaqje fuqie me numra dhe nota primitivizmi. Tregohuni te civilizuar dhe mesa mbajeni lidhjen me Zotin shpirterore dhe personale. Respekt per te gjithe besimtaret qe respektojne njeri tjetrin dhe veten.

    Përgjigju
  • Niku: 24/05/2020 10:06

    "Feja e Shqiptarit eshte shqiptaria"..

    Përgjigju
    • Edi: 24/05/2020 15:15

      Te lumt goja niku feja e shqiptarit esht shqiptarija dhe pik.

  • Miri: 24/05/2020 10:02

    Mekë e gjallë!

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/05/2020 08:56

    Yyyyyyyt greko-osmanëria qe shkaterroi shqiptarët në shekuj, yyyyyyt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni