Sot i pashë të trembur

Sot i pashë të trembur

Nuk shoh që sot të ketë ndodhur ndonjë gjë për t’u gëzuar shumë, sepse mendoj që do të ketë rrugë të gjatë përpara. Është ende herët për të parashikuar me saktësi finalen e 30 korrikut në parlament dhe nuk është çudi që hapja e kutisë së Pandorës nga Edi Rama të jetë një taktikë politike, të cilës mund të mos i shkohet deri në fund.

Dhe nuk përjashtohet që të tërhiqet papritur një ditë, duke ngritur duart lart, i mposhtur gjoja nga presioni faktorit  ndërkombëtar, duke shprehur keqardhjen që nuk iu plotësua dëshira e zjarrtë për më shumë liri dhe demokraci në Shqipëri.

Duke përfituar me këtë rast vetëm shmangien e kostos për pengimin e hapjes së listave përballë shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që janë shprehur se e duan atë.

Natyrisht, unë uroj të kundërtën, që listat të hapen, dhe jo thjesht të bëhet debat për këtë temë. Edhe pse kjo gjë gjithësesi do të ishte vetëm një hap i vogël në drejtimin e duhur, sepse reforma zgjedhore duhet të plotësohet me elementë të tjerë të rëndësishëm që të ketë realisht vlerë.

Por kjo ndoshta nuk ka shumë rëndësi, sa kohë që askush nuk mund të vërë dorën në zjarr për rrjedhën që do të marrë kjo çështje deri në fund të muajit.

Ndërkohë, ajo që mund të thuhet me siguri sot është fakti se kauza e drejtë e ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri ka nisur të funksionojë, duke gërryer në radhë të parë kështjellat, deri dje të pamposhtura të pashallarëve dhe mbrojtësve të statuskuosë.

Nuk dua të merrem me cilësinë e argumenteve të dy udhëheqësve të mëdhenj të popullit dhe të partisë, por sot m’u dukën të trembur. Natyrisht, secilin në stilin dhe mënyrën e vet.

I gjithë halli i tyre ishte për të mos e mbajtur në shpinë përgjegjësinë e mbajtjes mbyllur te listave, mundësisht për t’ia lënë tjetrit në prehër.

Gjithçka tjetër pastaj ishte teatër nga ai më i rëndomti, që jemi mësuar të shohim për dekada në Tiranë, ndaj edhe nuk na çudit shumë.

Por edhe për kaq them se ia vlejti. Dhe ky ishte, në fakt, i vetmi lajm i mirë, që u prodhua pa dashje për publikun prej frëngjive të shkaktarëve kryesorë të gjendjes dëshpëruese të politikëbërjes dhe demokracisë në Shqipëri.

Do të thotë se nuk është më tabu. Diga ka nisur të çahet dhe pikërisht ata të gjithëpushtetshmit e kanë ndjerë tamam tërmetin.

Koha punon për ndryshimin. kanë ndjerë tërmetin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 11/07/2020 09:24

    E cfar flet o virgjeresha astrit...pse ty te haruam vall!?!?

    Përgjigju
  • jo: 10/07/2020 23:57

    O Zot ky te hap barkun. A thua parimor i madh e demokrat ne gen. 8 vjet ben ca deshen e spyeten njeri. Tani kane dhe gurrmaz te flasin per gjera qe vete kurre as nuk i kane pare si opsion per tja bere opozites.... Vemje pa shtylle kurrizore....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë