Sot iu vunë prangat nga SPAK, kush është Thoma Gëllçi, ish- zëdhënësi i 3 kryeministrave

Sot iu vunë prangat nga SPAK, kush është Thoma Gëllçi, ish- zëdhënësi i 3 kryeministrave

Thoma Gëllçi ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984.

Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.

Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë.

Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin leka.


Lajmi kryesor:

Korrupsion në tenderin rreth 1 mln $ për kanalin 'Agro', SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi! Në pranga edhe 3 punonjës


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit