Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka komentuar për herë të parë të ardhmen e tij, në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Newcastle (1-1 ndeshja e parë) në Champions League, sfidë e cila luhet sot në orën 18:45.
Në konferencën për shtyp, tekniku gjerman u shfaq i përqendruar te objektivat aktuale, duke shmangur diskutimet për rinovimin e kontratës.
“Nuk është momenti i duhur për të folur për të ardhmen time. Jemi të fokusuar te ndeshja e radhës, që është shumë delikate pasi përballemi me një kundërshtar si Newcastle”, deklaroi Flick.
Megjithatë, ai nuk e fshehu lidhjen e fortë me klubin katalanas, duke lënë të hapur mundësinë që Barcelona të jetë eksperienca e fundit në karrierën e tij si trajner.
“Më pëlqen shumë të punoj këtu. Kemi krijuar një familje të madhe dhe ndjejmë mbështetjen e gjithë qytetit. Jam këtu për ta ndihmuar ekipin të arrijë nivele më të larta. Për të ardhmen do të flasim në kohën e duhur, pasi dua të konsultohem edhe me familjen time. Kemi shumë kohë dhe nuk po mendoj të shkoj diku tjetër”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash






