Mbërrijnë në Rinas 14,040 vaksina Pfizer! Manastirliu: Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri

Mbërrijnë në Rinas 14,040 vaksina Pfizer! Manastirliu: Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri

Mbërrijnë në Rinas 14,040 vaksina Pfizer

TIRANË-14,040 vaksina Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të hëne në Rinas. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu, teksa bëri me dije se në total në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë kanë mbërritur 847 mijë doza vaksine. Ajo ka bërë me dije se në javët në vijim do të mbërrijë edhe doza të tjera.

“Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid”, shkruan Manastirliu, teksa është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur me ritme të shpejt. Gjatë ditës së sotme janë kryer 8159 vaksinime anti-COVID. Ndërkohë që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, në total janë kryer 725,135  vaksinime.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale