Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare, është parashikuar zhvillimi i 9 interpelancave dhe 1 pikë tjetër është pyetje-përgjigje. Ashtu si për çdo seancë të kaluar, opozita kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, të cilit i janë drejtuar 2 interpelanca.
PD kërkon nga Rama një përgjigje mbi situatën demografike të Shqipërisë sipas të dhënave që disponon qeveria, duke ngritur shqetësimin e emigrimit të shqiptarëve. Ndërsa Partia Mundësia kërkon nga kreu i qeverisë shpjegime për ndryshimet në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën për të negociuar dhe lidhur kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti.
Për ministren e Shëndetësisë Evis Sala janë 2 interpelanca të thirrura nga deputetët Sajmir Korreshi dhe Erisa Xhixho si dhe një pyetje-përgjigje nga deputeti Erald Kapri.
Me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçin, ka kërkuar 2 interpelanca socialisti Erion Braçe. Një interpelancë për për cilësinë e materialeve të ndërtimit, posaçërisht për fasada dhe instalime të brendshme në godina banimi, dhe një interpelancë tjetër për statusin aktual të projektit "Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe" financuar përmes marrëveshjes së huasë me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të nënshkruar në vitin 2008.
Një interpelancë është kërkuar nga ligjvënësit Erald Kapri dhe Agron Shehaj me ministrin e Bujqësisë Andis Salla. Me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron, përballje kërkon deputetja Ina Zhupa.
Ndërsa me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, interpelanca kërkohet nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, për emigracionin ilegal dhe trafikut të qenieve njerëzore gjatë dy viteve të fundit në vend, dhe masat konkrete të marra për forcimin e kufijve tokësorë dhe detarë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është dhe miratimi i ndryshimeve të rregullores së Kuvendit, për të cilën opozita dhe mazhoranca kanë gjetur ‘të mesmen e artë’ e kanë rënë dakord për ta votuar.
Rendi i ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 21.5.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
6. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi.
7. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
8. Seancë pyetje - përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
9. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
11. Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
12. Interpelacë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
13. Projektligj "Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin "Porta e Alpeve""".
14. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".
15. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, "Për burimet ujore", të ndryshuar".
16. Projektvendim "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, "Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar".
17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Lajmi në përditësim...
Komente










