Sot Kuvendi vendos për fatin
e Tahirit me votim të fshehtë

Sot Kuvendi vendos për fatin<br />e Tahirit me votim të fshehtë<br>
Deputetët e Parlamenti Shqiptar do të vendosin sot me votim të fshehtë për rrëzimin apo miratimin e kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas dyshimeve për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Votimi do të jetë një test për unitetin e shumicës në pushtet, përballë presionit të opozitës së bashkuar PD-LSI, prokurorisë dhe disa faktorëve ndërkombëtar, për lejimin e arrestimit të Saimir Tahirit, me ato prova që ka paraqitur organi i akuzës.

Por, aga ana tjetër, votimi do të jetë test edhe për Partinë Demokratike dhe LSI. PD i rrodhën votat gjatë votimit për kandidaturën e Gramoz Ruçit për kryetar, ndërsa LSI nuk mori pjesë në votim, për të shmangur rrjedhjen e votave. Rreziku i rrjedhjes së votave nga të dy krahët politikë favorizohet nga mënyra e votimit të kërkesës së prokurorisë. Pika 4 e nenit 118 të Rregullores së Kuvendit parashikon që Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Në raste të tilla, deputetët jo gjithmonë kanë zbatuar vendimet e grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin konkret, mund të ketë deputetë në radhët e Partisë Socialiste që mund të votojnë por arrestimit të Tahirit, por nga ana tjetër deputetë të PD-LSI mund të votojnë kundër kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, para publikimit të raportit të përbashkët paralel, deklaruar votën pro arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Që pas kërkesës së prokurorisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, është shfaqur dy herë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bashkimi i PD dhe LSI në një front opozitar është mbështetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Procedura
Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti do të jetë nesër si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare. Fillimisht do të paraqiten dy raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njëri i PS që rrëzon kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, dhe tjetrit i PD-LSI që mbështet kërkesën e prokurorisë. Më tej, në seancën e sotme, fjala do t’i jepet deputetit Saimir Tahiri për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Rregullorja e Kuvendit parashikon që raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Megjithatë, seanca pritet të jetë e ngarkuar me tension dhe nervozizëm, ku nuk përjashtohen përplasjet mes palëve dhe interpretimet mbi Rregulloren e Kuvendit.

Arrestimi në flagrancë
Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i kërkon të shqyrtojë çështjen. Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.

rendi i dites
(Rendi i ditës për seancën e sotme plenare në Kuvend)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit