Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë afërsisht 49% e qytetarëve! U votua për 44 komuna nga 80 gjithsej

MAQEDONI E VERIUT- Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën qytetarë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Në pesë komuna votimet do të vazhdojmë për më shumë se dy orë për shkak të ndërprerjes së procesit të votimit në orët e paradites për arsye teknike.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Dalje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, 81.2 për qind ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit, 28.12 për qind.

“Vlerësoj se të dielën kishim proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe disa probleme të vogla të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, zgjedhjet konsideroj se ishin të suksesshme”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Alekandar Dashtevski.

Në dallim nga raundi i parë më 17 tetor, tani janë regjistruar shumë më pak probleme me votimin përmes sistemit të ri biometrik.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në balotazh kanë pasur 1.353, 990 qytetarë, të cilët këtë të drejtë kanë mundur ta realizojnë në 2,481 vendvotime.

Në raundin e dytë u votua në 44 komuna nga gjithsej 80 sa ka Maqedonia e Veriut, si dhe për kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

LSDM-ja garoi në 30 komuna, VMRO DPMNE-ja në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.

Në rundin e parë, më 17 tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave.

Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Semokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim.

Edhe në balotazh, beteja kryesore zhvillohet mes partive në pushtet dhe atyre në opozitës, mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së në njërën anë dhe atyre të BDI-së me kandidatët e Lëvizjes BESA që po ashtu është në pushtet dhe opozitës shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Beteja kryesore mes tyre zhvillohet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes BESA. Në Gostivar mes Arben Taravarit të Aleancës për Shqiptarët dhe Nevzat Bejtës të BDI-së. Për Dibrën garojnë Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka nga BDI ndërsa në Strugë, Ramiz Merko i BDI-së dhe Idri Istrefi i Aleancës për Shqiptarët.

Partitë maqedonase garojnë kryesisht për qytetet e Manastirit, Kumanovës, Ohrit, por betejën kryesore e kanë përqendruar për Shkupin.

Qytetarët mund të zgjedhin mes, Danella Arsovskës, kandidate e pavarur që ka mbështetjen edhe të VMRO-së dhe të opozitës shqiptare dhe Petre Shilegovit, kryetar aktual i Shkupit dhe kandidat i LSDM-së, që mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Shkupi, si njësi e veçantë e pushtetit lokal me dhjetë komuna urbane ka rreth 800 mijë banorë, bazuar sipas një statistike të vitit 2015.

Në raundin e parë, VMRO DPMNE-ja ka fituar në pesë komuna të Shkupit, ndërsa LSDM-ja në asnjë prej tyre.

Edhe në raundin e dytë qytetarët po votojnë me sistemin e ri biometrik - identifikimin e votuesve përmes gjurmëve të gishtave, i njohur si “fingerprint”.

Qytetarët votojnë me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e procesit votues.

Raundi i dytë po mbikëqyren nga rreth 1,300 vëzhguesit vendor, dhe afër 200 nga OSBE-ODIHR. Vëzhgues kanë akredituar edhe shumë ambasada të huaja në vend.

Të shtunën, të drejtën e votës e kanë realizuar të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me covid-19.

Vendvotimet mbyllen në orën 19.00 ndërsa rezultatet publikohen në faqen elektronike të KSHZ-së./ REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, marrin pjesë afërsisht 49% e qytetarëve

Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën qytetarë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Në pesë komuna votimet do të vazhdojmë për më shumë se dy orë për shkak të ndërprerjes së procesit të votimit në orët e paradites për arsye teknike. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion