Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me rastin e zgjedhjeve që po mbahen sot atje.
Osmani ka theksuar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës së Beogradit.
POSTIMI I PLOTË:
Mesazh nga Presidentja Vjosa Osmani për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit:
Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative.
Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd.
Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e Shqipërim Arifit. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.5%
-
Jo
40.7%
-
Jam i/e dyzuar
5.8%
Vota total: 2528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kosova dhe Serbia kanë bërë punë shumë të mirë' Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera më merrni në telefon! (VIDEO)
19 Shkurt, 16:04
-
Masakrat në Kosovë gjatë 1999-ës, pamjet e trishta ku ushtria serbe ndan burrat nga gratë e fëmijët në një fshat të Kaçanikut (VIDEO)
19 Shkurt, 07:17
-
Spartak Ngjela: Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia
18 Shkurt, 22:22
-
BE: Statusi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe në Kosovë të zgjidhet në dialogun e Brukselit
18 Shkurt, 15:17
-
‘Shtëpi të Verdhë nuk ka’, Kurti akuzon Vuçiçin: Të ngrihet gjykatë speciale ndërkombëtare për të gjykuar ‘Sarajevo Safari’
18 Shkurt, 10:46
-
Ndryshime ligjore që prekin gjyqësorin, analiza: A po e largon Vuçiç Serbinë nga rruga drejt BE-së?
18 Shkurt, 09:10
-
Aleanca Tiranë–Prishtinë–Zagreb 'alarmon' Vuçiç: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!
16 Shkurt, 18:11
-
A po mbyllen institucionet e fundit serbe në Kosovë?
16 Shkurt, 16:43
-
Enver Robelli: Vuçiçi dhe vampirët e Muçibabës
15 Shkurt, 19:33
-
Kurti bisedon me senatorët amerikanë për tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë
14 Shkurt, 22:52
-
Paralajmëron Vuçiç: Do rrisim investimet në mbrojtje për shkak të aleancës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë
13 Shkurt, 20:04
-
Serbia reagon ndaj takimit Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të lejojmë që interesat tona të rrezikohen
12 Shkurt, 14:32