Sot mbërrijnë 50 mijë doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu apel studentëve: Vaksinohuni përpara fillimit të vitit të ri akademik

50 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë ditën e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza', duke e çuar kështu në mbi 1.700.000 doza totalin e vaksinave të ardhura në vend. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu gjatë inspektimit të vaksinimit në në qendrën e re shëndetësore në Sarandë, e cila është rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore.

"Do të kemi mbi 50 mijë vaksina Pfizer që vinë sot dhe menjëherë do të shpërndahen në qendrat shëndetësore, në pikat tona të vaksinimit të përqendruar por gjithashtu ne po vijojmë punën me njësitë lëvizëse për të vaksinuar derë më derë dhe për të vaksinuar në famije, për të vaksinuar qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin", tha Manastirliu.

Gushti është muaji i hapur i vaksinimit, ku çdo qytetar i grupmoshës mbi 18 vjeç mund të marrë dozën e vaksinës anti-COVID. Ministrja Manastriliu ka pasur një apel të veçantë për të rinjtë e moshës mbi 18 vjeç të cilëve u bëri thirrje të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik me qëllim që të kufiozhet përhapja e variantit DELTA.

"Ne jemi të angazhuar që të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet", u shpreh Manastirliu.

Në vendin tonë deri tani kanë kryer 1.203.087 vaksinime anti-COVID, ndërsa mbi 530.000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Vijon fushata e vaksinimit në Berat, koordinatorja e fushatës: 3 lloje vaksinash të disponueshme

Procesi i vaksinimit masiv po vijon me ritme të larta edhe në qytetin e Beratit. Koordinatorja e procesit të vaksinimit në Berat, Artiona Dokaj bën me dije për Report Tv se në të gjitha qendrat e vaksinimit ka vaksina të disponueshme, ndërsa thekson se po aplikohen vaksinat Pfizer, Coronavac dhe Astrazeneca.

"Prej ditës së djeshme ka filluar muaji i hapur i vaksinimit. Për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Ky proces do të vazhdojë deri me datë 31 gusht. Të gjitha qendrat shëndetësore do të jenë të hapura nga ora 80:00 deri në 20:00. Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç janë të lutur të paraqiten në qendrat e vaksinimit për të kryer një nga vaksinat që janë të disponueshme në të gjitha qendrat, për të mbrojtur veten dhe të afërme. Në këtë pikë po aplikohet vaksina Pfizer, ndërsa në të gjitha qendrat shëndetësore kemi alternativë vaksinën Coranvac dhe Astrazeneca", tha Dokaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat