Këtë të enjte do zhvillohen ndeshjet e kthimit çerekfinale në Europa League dhe Conference League. Në fund të përballjeve të mbrëmjes së sotme do mësohen çiftet që do përballen në gjysmëfinale, teksa disa skuadra janë më pranë në bazë edhe të rezultateve të ndeshjeve të para.
Në Europa League gjithçka nis me duelin mes Celta Vigos dhe Freiburgut. Gjermanët janë 'me një këmbë' në fazën e radhës edhe pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Në orën 21:00 luhen Aston Villa - Bologna, Betis - Braga dhe Nottingham - Porto. Aston Villa fitoi 1-3 në Bologna, ndërsa ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazimin 1-1.
Në Conference League gjithçka nis me AZ Alkmaar - Shakhtar Donetsk, me ukrainasit që fituan 3-0 në ndeshjen e parë. Në orën 21:00 në Athinë mund të kemi një derbi shqiptar mes AEK-ut dhe Rayo Vallecanos. Strakosha dhe Pilo projektohen titullarë te skuadra greke, ndërsa Balliu mund të jetë në fushë edhe falë fitores 3-0 të Vallecanos në ndeshjen e parë.
Po në këtë orar do të luhen edhe Fiorentina - Crystal Palace dhe Strasbourg - Mainz. Italianët kanë një detyrë të vështirë për të përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë.
Europa League, çerekfinalet e kthimit - 16 prill 2026
18:45
Celta Vigo - Freiburg (0-3)
21:00
Aston Villa - Bologna (3-1)
Betis - Braga (1-1)
Nottingham - Porto (1-1)
*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Conference League, çerekfinalet e kthimit - 16 prill 2026
18:45
AZ Alkmaar - Shakhtar Donetsk (0-3)
21:00
AEK Athinë - Rayo Vallecano (0-3)
Fiorentina - Crystal Palace (0-3)
Strasbourg - Mainz (0-2)
*Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para
Komente





