Sot miqësorja e Kombëtares kundër Arabisë Saudite, ndeshja në terr! As transmetim as kamera në stadium, Reja zgjedh formacionin

Sot miqësorja e Kombëtares kundër Arabisë Saudite, ndeshja në terr! As transmetim as kamera në stadium, Reja zgjedh formacionin

Futbollistët e kombëtares dhe trajneri Reja

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot për herë të parë një miqësore me Arabinë Saudite në orën 16:30. Sfida do të zhvillohet në Abu-Dabi dhe për shkak të kërkesës së çuditshme të kundërshtarëve, të cilët marrin pjesë në Botëror, nuk do transmetohet direkt në asnjë television. Për më tepër as kamerat nuk do lejohen në stadiu.

Duke qenë një ndeshje që nuk është as në kalendarin e UEFA-s, trajneri Reja pjesën më të madhe të futbollistëve i ka grumbulluar nga Superliga shqiptare. Si gjithmonë ai pritet të luajë me skemën 3-5-2.

Pas provave në seancën e fundit, tekniku 77-vjeçar ka projektuar edhe titullarët që do ta nisin me arabët. Në portë nga minuta e parë shihet Gentian Selmani, por gjithsesi mund të ketë edhe një ndryshim me Kastratin.

Në mbrojtjen me pesë lojtarë, Reja ka zgjedhur t’i besojë Albion Markut të Teutës nga e djathta, ndërsa treshja e qendrës do të formohet me Eneo Bitrin e Partizanit, Erdenis Gurishtën e Vllaznisë, Rudolf Turkaj i Laçit dhe krahun e majtë do ta mbulojë Andi Hadroj, i cili këtë sezon ka luajtur në krahun e djathtë me Partizanin, por në sezonin e shkuar ai ka mbuluar linjën e majtë.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejles në Danimarkë, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit dhe dinamikës së Redon Xhixhës së Tiranës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane