Sot ndeshja Shqipëri - Andorra/ Cilat janë rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes të futbollit Shqipëri - Andorra, ndeshje e cila do të zhvillohet sot në kuadër të kualifikueseve të botërorit 2026, në 'Arenën Kombëtare', Tiranë.

Në planin e masave të publikuara një ditë më parë blutë bëjnë me dije se prej orës 15:00 rrugët pranë stadiumit Arena Kombëtare do të bllokohen.

Rrugët që do të bllokohen:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së
Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së
Rruga “Themistokli Germenji”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga  ish-Garda e Republikës deri te stadiumi
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Skerdilajd Llagami”

Njëkohësisht është dhënë paralajmërimi për tifozët se në rast shkeljesh, apo hedhje të sendeve të forta në fushë, rrezikojnë nga gjobë e deri burg. Futja e tyre në stadium do të nisë prej orës 18:00.

Shqipëri-Andora do të gjykohet nga 5-she arbitrash nga Austria me kryesor Sebastian Gishamer.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Kokuja: 24/03/2025 18:37

    Fiton shqipria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

"Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati", ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër (VIDEO)