TIRANE - Që sot, do të flemë 60 minuta më pak, sepse është bërë ndërrimi i orës si çdo vit në 2:00 pas mesnatës. Akrepat e orës u spostuan përpara për plot 1 orë, duke shkuar nga ora 2 në 3.

Në këtë situatë, kalimi në disa ditë më të gjata mund të ndihet në aspektin fizik të shumë njerëzve, sidomos për shkak të ritmit të ndryshuar në raportin gjumë-zgjim.

Praktikisht, duke filluar nga ky 31 mars duhet të zgjohemi një orë përpara nga sa jemi çuar zakonisht. Lodhja e madhe dhe një farë nervozizmi pritet të jenë efektet më të dukshëm të këtij ndryshimi ore.

Orari i deritanishëm biologjik duhet të ripërshtatet me gjendjen dhe ritmin e ri. Ekspertët keshillojnë, që gradualisht të provohet të shkohet në shtrat cdo dite rreth 15 minuta me përpara se zakonisht.

E njëjta këshille vlen edhe për ngrënien, pasi duhet provuar të paraprihen për gati 30 minuta momenti i konsumimit të drekës e darkës, me objektivin për të rregulluar në mënyre progresive stimulin e oreksit.

Vec uljes së kosotove, ndryshimi i orës do të sjellë edhe një efekt tjetër të rëndësishëm sic është reduktimi i CO2 në atmosferë, per nje vlerë prej rreth 300 tonelatash.

Ndryshimi i orës ka nisur të aplikohet shekullin e kaluar, në përpjekje për të kursyer sa më shume energjinë elektrike nëpër Europë e me gjerë. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë të dhënë sesa ka arritur te kursejë Shqipëria, qofte edhe vitin e kaluar.

(xhk/ad.ti/shqiptarja.com)