Në një protestë të nisur në orën 18:00 teksa errësohej, dhe që u përmbyll pas 4 orëve, në 22:00 të darkës, opozita joparlamentare shqiptare në një tubim që degjeneroi në dhunë në tentativa për të sulmuar parlamentin, kërkoi rrëzimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme.
Në përmbyllje të protestës në seli, Basha e quajti protestën më të madhe dhe të pashoqe, teksa falenderoi qytetarët. "Me gjithë sfidën e motit, ja dolëm të mbanim protestën më të madhe", tha Basha. Në një postim në Twitter, menjëherë teksa kryetari demokrat mbante fjalë, kryeministri Edi Rama u shpreh se protesta nuk ishte “as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30qershor”.
Nisi me një tubim prej një orë e gjysmë tek kryeministria, ku pasi lideri demokrat Lulzim Basha mbajti një fjalim, protestuesit menjëherë thyenë kordonin e sigurisë tek kryeministria, por nuk tentuan të sulmojnë godinën. U hodh vetëm bojë ndaj godinës, ndërsa fermerët qëlluan me domate dhe derdhën qumështin.
Protestuesit ishin që aty të dhunshëm, pasi hodhën vazhdimisht kapsollë, shashka dhe tymuese ndaj policisë. Krejt papritur, protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, aty ku pati sulme të njëpasnjëshme për të goditur institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Aty policia u detyrua të përdorë disa herë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën sa herë që ata afroheshin për të sulmuar Kuvendin.
Në mesin e protestuesve pati shumë persona me maska të cilët me flakadanë në duar kanë hedhur tymuese dhe kapsollë ndaj policisë, ku për pasojë mbetën efektivë të plagosur me djegie në fytyrë.
Një tubim që u mbajt në një ditë me reshje shiu, PD-ja u shpërndau protestuesve rreth 1 mijë çadra të njëjta me mbishkrimin "Ik".
Policia e Shtetit mori masat për mbarëvajtjen e tubimit me kamera sigurie, dronë, agjentë civilë, mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit dhe autoblinda.
Kjo është protesta e tretë të kombëtare ne 2 muaj dhe e nënta, bashkë me protestat tek Parlamenti. Ndërkohë, kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.
Ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha e mbylli protestën në selinë e PD-së, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mbi 20 minuta nga mbyllja e tubimit, mbajti një deklaratë për mediat në selinë e partisë së saj. E nisi me falenderime për qytetarët që morën pjesë në protestë. Bëri falenderim edhe për efektivët e policisë, për të cilët tha se u treguan dashamirës me protestuesit. Por sulmoi personat që dhanë urdhrin për gazin lotsjellës, teksa bëri një deklaratë të fortë, sipas së cilës personat e prekur, do ta kenë personale me ta. Fjala është për ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.
"Më lejoni që në emër të asaj pjese që morën pjesë në protestë, por edhe të gjithë atyre qytetarëve të tjerë që e kanë ndjekur nga televizioni të pranoni falënderimet e mia. Njëherësh falënderoj të gjithë ata qytetarë dhe qytetare, djem dhe vajza, studentë dhe gjimnazistë, që thyen frikën dhe u bënë sot pjesë e kësaj proteste model, edhe pse në ditë të vështirë me shi, edhe pse nën presion të jashtëzakonshëm të gazit helmues dhe të dhunës së policisë, përballuan një nga protestat më të mëdha që ka pasur Shqipëria në të gjithë vitet e tranzicionit.
Dua të falënderoj të gjitha ata qytetarë që ishin sot atje, të cilët i dhanë akoma dhe më shumë shpresë shqiptarëve, atyre shqiptarëve që gjenden sot më të dobët, më të vobektë, më të varfër. Atyre shqiptarëve të cilët u qan zemra për të parë fëmijët e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria për të ndërtuar një jetë më të mirë. Për të gjitha ata prindër që nuk ishin sot atje, të cilët luftojnë dhe mundohen çdo ditë për fëmijët e tyre studentë, për të përballuar studimet e tyre. Për të gjitha ata prindër të pamundur për të qenë sot në protestë.
Për fëmijët e tyre që u janë falimentuar bizneset. Për fëmijët e tyre të cilët gjobiten çdo ditë e më shumë nga taksat e Edi Ramës. Për fëmijët e tyre të cilët çdo ditë e më shumë e kanë të pamundur për të zhvilluar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Falënderoj të gjithë shoferët e autobusëve dhe furgonave të cilët janë kërcënuar dhe janë gjobitur nga policia e Edi Ramës.
Dhe ju bëj thirrje të ruajnë faturat e gjobave se do ti marrin paratë e tyre një më një dhe nuk ka burrë nëne që t’ua marrë paratë atyre djemve të cilët me mish e me shpirt, me gjak rrisin dhe ushqejnë fëmijët e tyre. Falënderoj gazetarët e terrenit të cilët nuk na janë ndarë në asnjë moment në këtë protestë të vështirë.
Falënderoj të gjithë policët të cilët u treguan dashamirës ndaj nesh por i bëj thirrje të cilët dhanë urdhrin famëkeq për të helmuar shqiptarët, ti bëjnë hesapet mirë sepse llogaritë i kanë të hapura me mijëra shqiptarë që ishin sot atje në shesh.
Falënderoj mbi të gjitha, të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë. Të gjithë ata shqiptarë që çdo ditë nxisin dhe i japin kurajë fëmijëve të tyre për tu përballur diktaturën e krimit, që Edi Rama ka instaluar sot në Shqipëri. Sot shqiptarët treguan dhe njëherë që Kjo qeveri ka dështuar me politikën e saj, ka dështuar me marrëdhënien e tij me publikun, me familjen e tij politike, ka dështuar me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar nuk mund të vazhdojë më qeverisjen. Ky njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij, i cili në asnjë moment nuk gjendet përballë Tij, por gjithmonë largohet, sepse është në fakt i larguar. Ju faleminderit të gjithëve nga zemra, ju jemi mirënjohës dhe jemi krenarë që kemi bërë një veprim aq dinjitoz dhe të domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë duke djegur mandatet ne do t’i kthejmë fytyrën politikës për të risjellë një politikë të re, politikanë të rinj, të cilët mendojnë për qytetarët, për të zgjidhur hallet dhe problemet e shqiptarëve. Sepse Shqipëria është i vetmi vend ku është shtëpia e shqiptarëve të cilët mund të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Faleminderit", - tha Kryemadhi
Me një fjalim në selinë e Partisë Demokratike, lideri demokrat Lulzim Basha përmbylli pas 4 orëve, protestën e radhës të opozitës kundër qeverisë.
Basha e quajti protestën më të madhe dhe të pashoqe, teksa falenderoi qytetarët.
"Mirënjohjen më të thellë për ju, qytetare e qytetarë të Tiranës e të të gjithë Shqipërisë për këtë protestë të pashoqe në historinë e pluralizmit, në historinë e Shqipërisë moderne. Mirënjohje për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra, në këtë natë, në këtë muzg të tiranisë e të bandës kriminale në pushtet dhe në këtë lindje të lirisë së re, demokracisë evropiane për çdo shqiptare e çdo shqiptar.
Vëllezër e motra, ju morët me vete dhe bashkuar në këtë protestë, më të madhen e historisë tonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj, dhe e ndriçuar kësisoj rrugën, shtegun, horizontin e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do t’i rikthejnë vendit parlamentin legjitim dhe qeverinë legjitime që votojnë qytetarët e lirë shqiptarë.
Por vëllezër dhe motra, sot, të nëntën protestë në 8 javë, të tretën kombëtare, ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e EdiRamës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vëllezër e motra, një betejë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me shoqërime dhe mbi të gjitha me makinerinë e poshtër të propagandës, që punon natë e ditë e që ushqehet me paratë që u grabiten qytetarëve shqiptarë, ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve. Nuk ia doli dot. Dhe megjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot, me 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore.
Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, armiqve publikë të popullit shqiptar, sot u sollën edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran.
Tik-tak, tik-tak, tik-tak...
Por përgjigjja e sotme, përmes bashkimit më të madh që ndonjëherë shqiptarët kanë bërë dhe bashkimit më fisnik, për një kauzë jetike, si liria, demokracia dhe drejtësia e vërtetë; ky bashkim i madh dhe ky leksion i madh do të vazhdojë ditë e natë. Sjelljes prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Edi Rama dhe klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar çdo ditë, çdo natë, kudo ku të ndodhen shqiptarët e lirë, duke e trajtuar si pushtuesin e institucioneve demokratike që është.
Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë, sepse jemi në rrugën e sigurtë të çlirimit të vendit nga klika kriminale. Jemi sot shumica morale, shumica politike dhe shumica fizike e shqiptarëve të bashkuar “për Shqipërinë si e gjithë Evropa”.
Nesër me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me zotimin e madh për të ndërtuar mbi gërmadhat e diktaturës së krimit dhe tiranisë së korrupsionit të Edi Ramës, vlerat e vërteta të Demokracisë. Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve dhe të respektit për lirinë, pronën, shëndetin, jetën, mirëqenien e çdo shqiptari dhe çdo shqiptarje, pavarësisht prej bindjeve politike, origjinës, gjendjes ekonomike dhe shoqërore. Ne do të bëjmë të mundur që çdo sakrificë e këtyre betejave, çdo sakrificë e gjithësecilit secilit prej jush, e çdo qytetari shqiptar, të kujtohet me krenari dhe mirënjohje të thellë si themeli i shqipërisë së vërtetë europiane.
Ndaj le t'i marrim me vete gjithçka që përjetuam sot, për ta rritur dhe forcuar vendosmërinë dhe përgatitjen tonë për ti shkuar betejës deri në fund dhe për tu treguar sot fëmijëve tanë, e nesër brezave që do të vijnë; se natën kur vendosej fati i Shqipërisë, nëse do të zhytej në errësirën e krimit dhe të korrupsionit për shkak të indiferencës, për shkak të korrupsionit të mediave, për shkak të rënies së shoqërisë civile, për shkak të një grushti oligarkësh armiq të popullit që grabitën gjithçka, dhe se do të ja dilte po ajo natë ti ulte kokën popullit, apo nëse do të ishte nata e fundit e tiranisë. Ne nuk e ulëm kokën, ne nuk heshtëm, nuk pushuam, ne u bashkuam, protestuam dhe fituam.
Le të kumbojë ky mesazh besimi total në fitoren e betejës tonë dhe të kauzës tonë. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë në çdo cep të saj nga klika kriminale e Edi Ramës.
Sovrani foli sot, sovrani vendosi se Shqipëria e shumicës, shumicës së përjashtuar, shumicës së vjedhur, shumicës së torturuar, shumicës së gjobitur, shumicës së burgosur, të poshtëruar, të shantazhuar, do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet, të njerëzve me krenari, të njerëzve që do të ndërtojnë këtu jetën e tyre, përmes vendeve të punës me rroga e kushte dinjitoze. Dhe mbi të gjitha me liri, me dinjitet, me dashuri për njëri-tjetrin, këtu në Shqipërinë tonë dhe jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e vogël e kriminelëve, e oligarkëve, e Edi Ramës dhe e politikanëve të korruptuar, do të varroset në arkivat e zeza të kombit.
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!" tha Basha.
Protestuesit e opozitës janë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike ku pritet të mbyllin tubimin e ditës së sotme.
Protestuesit me në krye liderin demokrat Lulzim Basha dhe ish-deputetët e tjerë të PD po marshojnë drejt selisë, pasi kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë tek kryeministria dhe më shumë se dy orë përpara parlamentit.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nën influencën ruse nuk është opozita por vetë kryeministri Edi Rama.
"Vuçiç takohet me Edi Ramën, me Edi Ramën ka ngrënë ka pirë. Po të ishte ndikimi rus mbi opozitën, ne do kishim mbyllur gojën dhe do rrinim në parlament. Ai kërkon thjeshtë një largim të vëmendjes nga demokracia dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 99% e njerëzve që janë në këtë shesh protestojnë për varfërinë, protestojnë banorët e Unazës së Re, naftëtarët që janë mashtruar me një status. Nuk është një teatër. Na hedhim gaz, largohemi dhe afrohemi. E kanë qytetarët në dorë nëse do rrijmë këtu sonte. Nuk mund të vazhdohet më me këtë arrogancë", u shpreh Kryemadhi.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka folur për Report Tv lidhur me skenarin që do të ndjekë opozita për protestën e sotme.
"Protesta me gjithë gazin do të vijojë pasi qytetarët nuk tërhiqen. Gazi nuk është lotsjellës por helmues. Kjo kauzë është për të gjithë qytetarët dhe protesta do të vijojë", u shpreh Këlliçi.
Ndërkohë që situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar ku protestuesit hedhin shashka dhe kapsolle ndaj policisë dhe këta të fundit përgjigjen me gaz lotsjellës, Partia Demokratike deklaron se në protestë ka patur disa të lënduar.
Sipas PD-së në këtë protestë janë mbi 15 protestues të plagosur ose me probleme të rënda me frymarrjen. Nga organizatorët e protestës bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe gazetarë. Ndërkohë në këto momente protesta vijon të jetë e tensionuar.
Gjatë protestës së opozitës tek Parlamenti, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se Edi Rama ka dështuar për çdo gjë dhe nuk ka arritur as të ndërtojë një familje.
"Nuk ka asnjë polic të dhunuar nga protestuesit sot. E vetmja gjë që dhunohet janë llamarinat për të cilët njerëzit shprehin protestën e tyre, sepse janë qëndrestarë. Mund t’ju them që i vetmi njeri që ka dështuar në jetë është Edi Rama. Ka dështuar më gjënë më të rëndësishme, me familjen, sepse ai nuk do të ndërtojë një familje dhe ndërton gjithmonë gjëra për të qenë fasadë e tij. Ka dështuar në politikë gjithashtu.
Ka dështuar për të krijuar një familje që do të thotë për familjen politike të partisë së tij. Sepse unë nuk gjykoj Edi Ramën se sa herë do të martohet. Njeriu para Zotit martohet vetëm njëherë pastaj se sa martohet më pas është punë e tij, por ajo çfarë dua të them është që ka dështuar në krijimin e partisë së tij politike. Edhe kur e mori Partinë Socialiste e shpërbëu dhe e bëri sot që të mos ketë asnjë socialist brenda saj. Ka importuar lloj-lloj sharlatanësh që nuk kanë një diplomë 3-vjeçari bachelor dhe jo më të thuash që mund të kenë arsyen ose vizionin për të bërë politika. Ai ka dështuar me premtimet e tij gjithashtu kur u ka premtuar shqiptarëve 300 mijë vende të reja pune, ka detyruar 500 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria. U ka premtuar shqiptarëve që do t’ua ulte taksat, ua ka rritur ato. Përkundrazi edhe gjësë së gjallë u ka vënë taksë për stallë ku rrinë. Nëse në çdo vend të botës jepet subvencion për gjënë e gjallë. Edi Rama ka vendosur taksë 1400 lekë një lope.
Pra ky është Edi Rama, ka dështuar në çdo gjë por mbi te gjitha ka dështuar në marrëdhënien e tij me qytetarët e tij. Nëse ky njeri mendon se dështimi ynë është fatkeqësi për shqiptarët, ne ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që dogjëm mandatet, për të treguar se kush ka dështuar vërtetë. Ka dështuar Edi Rama apo kemi dështuar ne që duam të jemi njëlloj si qytetarët. Ne sot jemi njësh me qytetarët, nuk jemi pjesë e atij Parlamenti që nuk përfaqëson asgjë veçse një grup njerëzish që vetëm votojnë projektligje të përgatitura nga oligarkët dhe ngrenë kartonin e tyre. Nuk përfaqësojnë votuesit e tyre. Nuk përfaqësojnë familjet e tyre politike dhe nuk përfaqësojnë mbi të gjitha interesat kombëtare. Ne sot nuk jemi këtu përballë për t'i treguar njerëzve kush jemi ne. ne kemi ardhur si qytetarë, i kemi ftuar njerëzit. Sot i kemi ftuar ne, nesër mund ti ftojnë studentët, pasnesër mjekët etj. Ajo që është shumë e rëndësishme është që për herë të parë Shqipëria shikon protestë kaq të madhe. Protesta më e madhe, e kam thënë, e them, do ta them, protestat më të mëdha në Shqipërinë më të rrudhur në 30 vite tranzicion", u shpreh Kryemadhi.
Prej me shumë se dy orësh situta në protestën e opozitës është acaruar, ku ka patur përplasje të vazhdueshme me forcat e rendit.
Ndërkohë një fotograf ka mbetur i plagosur në kokë ku në foto shfaqet i gjakosur. Bëhet fjalë për fotografin, Arben Dajçi.
Ndërkohë që shkaqet e plagosjes se Dajçit ende nuk dihen edhe pse PD ka deklaruar se ai nuk është plagosur nga protestuesit. Por nga ana tjetër protestuesit shihen vazhdimisht teksa hedhin kapsolla dhe sende te forta në drejtim të policisë gjë që mund të ketë shkaktuar edhe plagosjen e fotografit. Ndërkohë policia është përgjigjur me gaz lotsjellës
Një ambulancë ka mbërritur përpara Kuvendit ku protestuesit e opozitës po hedhin kapsolle ndaj Polciisë së Shtetit. Policia është kundërpërgjigjur me gazlotjsellës që mesa duket ka shkaktuar efekte negative tek proetstuesit.
Ambulanca në fjalë mësohet se ka marrë dy gra për ti transportuar në spital për shkak se kanë shfaqur probleme nga prania e gazit.
Pas tentativa të protestuesve për të sulmuar godinën e Parlamentit, policia ka hedhur disa herë gazin lotsjellës për të shpërndarë totalisht simpatizantët në tentativën për të goditur institucionin e Kuvendit.
Teksa lideri demokrat Lulzim Basha ka folur përpara gazetarëve, turma është shpërndarë papritur duke u larguar nga zona përballë parlamentit për shkak se policia ka hedhur gaz lotsjellës pasi disa protestues kanë hedhur kapsolla në drejtim të policisë.
"Rrugë tjetër veç largimit të Ramës nuk ka për të pasur. Rama do të largohet", u shpreh Basha para se turma të shpërndahej.
Pesë efektivë të policisë janë plagosur nga përplasjet e dhunshme të protestuesve sot në tubimin e pasdites së opozitës. Efektivët u dërguan në QSUT pasi kanë pësuar djegie në fytyrë nga hedhja e fishekzjarrëve nga protestuesit. Priten të mësohen më tej detaje të sakta se në çfarë shkalle janë djegiet.
Dritat e rrugës pranë parlamentit janë fikur, pas tentativës së protestuesve për të sulmuar godinën e Parlamentit. Dritat në rrugën pranë parlamentit janë fikur. Ndërsa pas hedhjes së gazit lotsjellës lideri demokrat Lulzim Basha është parë me sytë e përlotur nga efekti i gazit, ndërsa mban para fytyrës një shami.
Turmës së protestuesve të opozitës përpara parlamentit i është bashkuar edhe ish-lideri demokrat Sali Berisha. Ai është parë pranë liderit demokrat Lulzim Basha, ndërkohë që mban edhe një shami për t'u mbrojtur nga efekti i gazit lotsjellës i cili u përdor nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët u përpoqën të sulmojnë godinën e parlamentit.
Protestuesit kanë tentuar të shkojnë pranë Parlamentit duke thyer kordonët e policisë. Por në mungesë të forcave të shumta policore të cilat ishin mbledhur fillimisht tek kryeministria ku nisi protesta në 18:00, uniformat blu janë detyruar të hedhin për herë të parë në këtë protestë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Pas 1 orë e gjysmë tek kryeministria, protestuesit e opozitës marshaun drejt Parlamentit. Aty ata nisën përplasjet me policinë, duke hedhur shashka e kapsollë, ndërsa pati tentativa nën drejtimin e ish-deputetit Klevis Balliu për të çarë rrethimin me hekura para Kuvendit. Ka sërish protestues me maska në fytyrë, edhe pse policia bëri thirrje të vazhdueshme ndaj organizatorëve që të largojnë simpatizantët që i kanë mbuluar fytyrat, të cilët janë personat që kanë qenë gjithmonë prezentë në aktet e dhunës.
Pas përplasjeve tek kryeministria, sulmin me bojë e domate ndaj godinës së kryeministrisë, çarjes së kordonit dhe hedhjes së kapsollëve ndaj forcave të policisë, lideri demokrat Lulzim Basha i ka bërë thirrje turmës së protestuesve të shkojnë drejt parlamentit. Një ndryshim rrjedhe i papritur i itinerarit të protestës, e cila ishte lajmëruar për tu mbajtur vetëm para kryeministrisë.
Nenkryetari Edi Paloka u ben thirrje protestuesve te ndjekin liderin e opozites Lulzim Basha ne marshim drejt parlamentit.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se çdo mjet që qeveria po përdor për të ruajtur pushtetin, tregon fundin e saj. Kryemadhi shtoi se çdo kryeministër që do të vijë në detyrë duhet të bëjë analizë psikologjike, në mënyrë që vendi të mos mbetet në dorë të një sëmuri psikik, duke iu referuar këtu Ramës.
“Orari nuk ka të bëjë fare. Të gjitha ditët janë të zotit dhe orët. Nuk na kushtëzon dhe detyron njeri. E rëndësishme është që çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Nëse 16 shkurti ishte më e madhja, sot mjafton të shohësh se si rrugët e Tiranës buçasin. Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, tregon fundin dhe rënien. Sa më shumë e zgjat, zgjat vuajtjen dhe dhimbjen për qytetarët.
Çdo kryeministër duhet të bëjë analizë psikologjike, sepse vendi nuk mund të rrijë në dorë të një të sëmuri psikik. Të pastrojmë politikën nga krimi. Ne duhet t’ju sjellim shqiptarëve ata politikanë që mendojnë për qytetarët”, tha ajo.
Menjëherë pas lideri demokrat Lulzim Basha mbajti fjalë në protestë, simpatizantët kanë nisur të hedhin njëherazi kapsollë ndaj forcave të policisë, dhe kanë çarë kordonin e sigurisë me efektivë para godinës së Këshillit të Ministrave.
Pasi kane care kordonin e policise protestuesit po qendrojne para deres se kryeministrise, pa sulmuar godinen. Nderkohe te tjere protestues jane perplasur me policine duke rrezuar gardhin rrethues me hekura para kryeministrise.
Policia u ka bërë thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës të tërhiqen.
"Te nderuar qytetarë, Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.
Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.
Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë
Të nderuar organizatorë të tubimit:
Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë"
Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, lideri demokrat Lulzim Basha ka recituar disa vargje nga himni kombëtar, ndërkohë që zëri i tij është ngjirur. Mënjëherë pas këtij momenti, kamera është fokusuar tek kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu të cilët kanë qeshur me këtë episod të Bashës i cili përsëritet pothuajse në çdo fjalim.
"Se zoti vetë e tha me gojë se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë, se për të luftojmë ne", u shpreh Basha.
Edhe në fund të protestës Lulzim Basha e ka mbyllur fjalimin e tij me vargje të himnit kombëtar, ku sërish ka stonuar. Më pas bashkë me të kanë kënduar njëzëri edhe ish-deputetët e tjerë të PD.
Nën muzikë rock dhe thirrjet Rama ik i janë bashkuar protestuesve para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Fillimisht protestuesit thërrasin emrin e Sali Berishës. "Sala, Sala Sala...më tej vijojnë duke thirrur emrin e kryedemokratit. "Basha, Basha".
Këto janë pamjet me dron nga Report Tv për protestën e opozitës, 20 minuta nga nisja
Pamjet me dron nga protesta e opozitës ora 18 e 20
Pamjet me dron nga protesta e opozitës ora 19 e 40
Nga protesta e opozitës Lulzim Basha tha se opozita nuk do të tërhiqet me asnjë kompromis pa arritur standartet perëndimore për qytetarët e saj. Ai tha se PD kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe e quajti protestën e sotme vullnet të sovranit.
"Qytetarë të Tiranë dhe të gjithë Shqipërisë. Jemi më shumë se kurrë më parë dhe më të bashkuar se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë për të luftuar qeverinë e krimit. Me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh burrash dhe grash fisnikë. Po bie muzgu i zi për bandat kriminale në vend. Që nga kohërat e pushtuesve më mizorë, shqiptarët nuk kanë parë një kirminel të tillë barbar, i cili hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve dhe në shtëpitë e fëmijëve të tyre. Ky muzg është muzg i bashkimit mbi rrënoja. Asgjë nuk e ndal dot këtë bashkim. As frika as barbaria e horrave. As gazi lotsjellës. Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e të djthtës dhe të majtës që i thotë ndal Edi Ramës. Shporru, largohu, Rama ik. Ju ju përgjigjët thrrjes së opozitës së bashkuar. Ne iu përgjigjëm verdiktit të tuaj me djegien e mandateve dhe largimi i parlamentit të krimit dhe strofullës së korrupsionit. Ne partitë e zopoitës e dimë fare mirë se kjo protestë shkon përtej nevojë absolute për një rrotacion politik. Ky është rizgjimi kombëtar, për një aspiratë për të cilën kemi sakrifikuar shumë. Sot është dita të mos bëjmë më kompromise për asgjë më pak se sa standarte perëndimore. Kurr më asgjë më pak se standartet europiane. Me fjalë të tjera le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë që ta dëgjojë miliona shqiptarë që janë bashkuar se nuk ka e nuk do të ketë kompromis me ëndrrën tonë
Ligji dhe sovrani janë mbledhur në këtë shesh. Vëllëzër dhe motra, zonja dhe zotërinj, kjo protestë e nënta është prova e qartë se Shqipëria ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë, mercenarët dhe bandat e Edi Ramës duan t'iu bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë por vetëm një përplasje që do zgjidhet me pazarin e radhës. Sot e deklaroj me zërin tim, vullnetin tim, vullnetin tuaj dhe të gjithë partive tona.
Ne jemi në këtë betejë jo vetëm për qëllime elektorale por për ju, që vota juaj të mos hunohet kurrë më, që shtëpitë tuaj të mos vidhen dhe prishen për të fituar një grup oligarkësh. Jemi këtu për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar. Të gjithë shqiptarët, intelektualët, studentët,s sipërmarrjet, punëdhënësit, fermerët e braktisur, pensionistët që sot janë më të varfërit në botë. Ne jemi këtu të gjithë bashkë jo për të larguar Ramës se Rama ka mbaruar. Jemi bashkë për themeluar bashkëjetesën demokratike. Nuk ka dhe nuk do ketë as pazare politike, vetëm aspiratë europiane. Kushti jonë është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Largimi i panegociueshëm i tij është kusht", shprehet Basha.
Teksa protestuesit i nisën sulmet ndaj godinës së kryeministrisë, duke qëlluar me bojë, domate, derdhën qumështin dhe hodhën flakadanë ndaj policisë, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kanë dalë nga selitë e partive për tju bashkuar protestuesve tek kryeministria.
Simpatizantët u mblodhën para kryeministrisë në orën 18:00 ndërsa liderët dolën nga selitë e partisë 30 minuta me vonesë, në 18:30
Ndryshe nga protestat e mëparshme në të cilat militantët e partive opozitare kanë mbajtur vetëm flamurin kombëtar, sot ata janë shfaqur edhe me flamuj të partisë Demokratike, ndërkohë që ajo që vihet re është mungesa e flamujve të LSI.
Protestuesit kanë sulmuar me bojë godinën e kryeministrisë, ndërsa fermerët e mbledhur kanq qëlluar me domate ndaj godinës, të cilat nuk kanë mundur t'i shesin. Persona të maskuar në mesin e protestës, kanë ndezur flakadanë, ndërsa janë hedhur edhe kapsolla. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje organizatorëve të largojnë personat me maska dhe të mos qëllojnë
Po ashtu, fermerët protestues nga Lushnja, Divjaka dhe Fieri derdhën qumësht para kryeministrisë.
Fermerët gjuajnë kryeministrinë me domate, një nga prodhimet kryesore të Myzeqesë.
Sipas PD-së, vendimi i qeverisë për TVSH-në detyron fermerët të shesin nën kosto.
Ky mbishkrim eshte me material fosforeshent dhe i dukshem gjate mbremjes
Këto janë planet me dron nga protesta e opozitës para kryeministrisë. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Këshillit të Ministrave, ndërsa simpatizantët në nisje të protestës, duken mjaft të paktë.
Simpatizantët e Partisë Demokratike dhe LSI-së kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë, ndërsa liderët politikë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ende nuk i janë bashkuar protestës, e cila zyrtarisht ishte njoftuar të niste në orën 18:00. Por siç ka ndodhur edhe në protestat paraardhëse asnjëherë nuk ka nisur në orar. Protestuesit teksa marshojnë mbajnë banderola me shkrime kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa disa të rinj mbajnë në duar edhe flakadanë. Njëri prej tyre është me maskë në fytyrë. Në protestat e mëparshme policia ka barë thirrje që protestuesit të heqin maska, pasi ishin pikërisht ata personat që shkaktonin episode dhune dhe ishte e vështirë t'i identifikoje.
VIDEO/Protesta e opozitës me 13 prill
Nuk mungoi as ne kete proteste te radhes kunder qeverise, ish-truproja i Sali Berishes, Sali Lushaj, njeheresh babai i kengetarit Stresi.
"Rama vodhi lekët tona, Rama vodhi votat". "Qeveri e korruptuar". Këto janë disa nga pankarat e shfaqura në protestën e opozitës sot pasdite, teksa qytetarët kanë nisur të marshojnë drejt kryeministrisë. Por ndërkohë janë hedhur edhe shashka nga simpatizantet e PD-se mbledhur ne seli.
Në protestën që do të zhvillohet përpara kryeministrisë do të bashkohen edhe disa fermerë të cilët kanë marrë me vete edhe disa shishe me qumësht. Ata kanë protestuar pak ditë më parë duke derdhur produktet e tyre.
Protesta e Partisë Demokratike duket se do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme. Lidhur me këtë edhe PD ka marrë masa, duke shpërndarë për militantet çadra ku shkruhet "Ik".
Vetëm një orë përpara nisjes së protestës së opozitës, forca të shumta policie janë vendosur përpara kryeministrisë dhe parlamentit.
Bashkë me forcat e policisë, përpara kryeministrisë janë vendosur edhe autoblindat e ujit të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri në rast se protestuesit do të përpiqen të krijojnë incidente ashtu si në protestat e mëparshme.
Mbi 10 autobusë janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës në protestën që do të zhvillohet në orën 18:00. Ish deputeti Spahia u shpreh se 'ditë të mira po vijnë për Shqipërinë pa Edi Ramën'.
Kryetari i PD-së Shkodër Xhevdet Amuli tha se "Shkodra cdo herë në krye të protestave ka 1001 arsye për të protestuar".
Drejt kryeqytetit është nisur edhe Gjergj Cuni, i cili është invalid. Ndërsa kryetari i PD-së Fier i pyetur për skenarin e protestës tha se 'do ta vendosë sovrani sa do të zgjasë, do shkojmë deri në rrëzimin e Ramës'.
Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj autobusëve të cilët janë nisur drejt Tiranës për të bërë identifikimin e personave të cilët mund të përpiqen të ushtrojnë akte dhune gjatë protestës së sotme.
Disa orë para fillimit të protestës së opozitës sonte në 18:00 para Kryeministrisë ka nisur një shi i lehtë. Report Tv mësoi se të rinjtë e FRPD-së kanë marrë masat dhe do të shpërndajnë çadra për militantët nëse reshjet do të vijojnë.
Protestës së sotme të opozitës, Partia Demokratike njofton se do i bashkohet edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se gjatë protestës do të ketë fjalime nga simpatizantët dhe liderët e partive, pasi podiumi dhe fonia janë përgatitur, ndërsa janë vendosur bokset.
Bulevardi është bllokuar, të gjithë skenarët janë të mundshëm nga opozita duke mos përjashtuar edhe një 'Çadër' ai ajo e para dy viteve që u ngrit para Kryeministrisë. Nisur nga moti i paqendrueshëm, Partia Demokratike ka marrë masat për të pajisur me çadra protestuesit nëse do të ketë reshje shiu.
Disa orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, Sali Berisha shkruan se 'Shqipëria po marshon drejt Tiranës. Cunami po afrohet, regjimi po dridhet" thotë ai. Opozita do të protestojë në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Për Jorida Tabakun, sot shqiptarët duhet të protestojnë kundër qeverisë mes shumë arsyeve edhe për faktin se sipas saj po penalizojmë Kosovën.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë kthyer në problem në Holandë prandaj institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim. Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Cështjet e Migracionit, për të paralajëmruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave. Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës. Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.
Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë, rendit faktorë të bazuar nga të dhënat e shërbimeve secrete holandeze, policisë dhe insttiucioneve të tjera, ata flasin për për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet pengesë për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë.
Ju e kujtoni se çka ndodhur dhjetë vjet më parë. Shqipëria arriti të siguronte liberalizimin e vizave me vendet e shengen në BE. Shqiptarët nuk do të mbanin më radhë të gjata në ambasada, sot pas 10 vitesh kjo ëndërr po thyhet nga një qeveri e papërgjegjshme shqiptare. Një qeveri që ngopet me lugën bosh po I çon shqiptarët edhe një herë në radhët e gjata përpara ambasadave për të marrë një vizë. Ndërsa nga kuvendi shqiptarët gënjehen sistematikisht për integrimin e vendit. Ju e mbani mend një vit më parë, kryeministri na tha që negociatat janë hapur, ndërsa sot sulmon opozitën se përse këto negociata nuk do të happen. Nga shtatori e deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete në plotësim të rekomandimeve. Shqipërisë i janë vendosur 5+2 kushte, 2 kushte njëri prej të cilëve lidhet me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore. Ka pasur mungesë totale të vullnetit politik për të arritur në një draft dhe kishte kohë mjaftueshëm.Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria. Por mos harrojmë 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, çështja e pronave. Në të gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e thënë nga opozita por nga vendet anëtare.
Nuk ka asnjë lidhje opozita në këtë proces. Çfarë mund të bënte opozita në këtë proces ishte votimi i atyre ligjeve që ishin me shumicë të cilësuar që pengonin procesin e integrimit, në shtator të 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kaq ishte puna e opozitës. Çdo gjë tjetër është në dorën e qeverisë. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, pse nuk plotësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese? Shqiptaë, sot jemi përpara një momenti të vështirë. Qeveria Rama po na kthen pas në vitin 2005, ku shqiptarët rreshtoheshin që me mëngjes për njëvizë në vendet e BE. Senati holandez vazhdon të mos besojë në qeverinë Rama dhe me gjasë do të marrë vendimin për kthimin e vizave. Po kthejmë rrotën e historisë dhjetë vjet më pas duke zhbërë edhe atë që kemi arritur me shumë mund. Të ngrihemi sot në oren 18 përpara kryeministrisë për të rrëzuar këtë qeveri. ajo e cila do ta rikthejë edhe një herë Shqipërinë dhe shqiptarët në radhët e gjata të vizave dhe ambasadave.
Ish-deputeti Tritan Shehu jep arsyet se përse sipas tij qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën sot në protestën e pasdites.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
-Sot kemi nje Parlament te mbushur me deputete pupace “te peshkuar” ne menyre anti kushtetuese nga ”thellesite” e listave, per te plotesuar vendet bosh e “ndertuar” nje opozite ne 3D.
-Kemi nje zv. Minister te Jashtem, qe po ne menyre anti kushtetuese “perfaqeson” vendin si Minister.
-Ndodh nje dislokim forcash te ushtrise e marje nen kontroll prej tyre te aeroportit civil te vendit duke refuzuar publikisht t’i ipen qofte dhe shpjegime Presidentit, detyrim kushtetues ky.
-Vendi nuk ka Gjykate Kushtetuese prej pothuajse dy vitesh, institucioni ky garant i kushtetushmerise, bazuar kjo ne Kushtetuten tone.
-Mungon Gjykata e Larte.
-Besoj se kaq mjafton, per te mos vazhduar me tej me shkelje te drejtash themeltare te njeriut, te prones, lirive, strukturimit institucional etj, etj.
Ne keto kushte mbrojtja e demokracise kthehet ne domosdoshmeri popullore.
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka disa orë para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë fton qytetarët që të bashkohen në tubim.
Postimi i plotë i Edi Palokës
Qeveria ka njoftuar dje zyrtarisht se 94 mije banesa nuk do te legalizohen por do te prishen !
Do prisni deri sa t’ju vijne tek dera e shtepise, si bene tek bregu i lumit, t’ju hedhin gaz ju e femijeve tuaj, t’ju terheqin zvarre, t’ju thyejne kembe e duar e pasi t’ju mbyllin neper qeli, t’ju prishin dhe shtepite ??!!
Dy dite me pare Parlamenti i Hollandes kerkoi rikthimin e vizave per shqiptaret. Kjo kerkese do i paraqitet BE me qellim qe BE te anulloj vendimin per liberalizimin e vizave per shqiptaret !
Do prisni sa te na rikthejne vizat ?!
I harruat rradhet neper ambasada ?!
Po te mbyturit ne det e te vraret neper male ?!
Rama kerkon te riktheje Ferrin per shqiptaret!
Po nuk reaguam sot, neser do te jete vone
bashkohuni ne proteste ta largojme te keqen e te kthehemi ne rrugen qe na takon
Disa orë para nisjes së protestës së opozitës para Kryeministrisë kanë filluar mobilizimet dhe nisjet nga rrethet. Duke pasur parasysh distancën nga Tirana, të parët që janë nisur janë simpatizantët opozitarë nga Saranda. Gazetari i Report Tv, Limos Didani raporton se një autobus me mbështetës të PD nga Saranda dhe një nga Konispoli janë nisur drejt Tiranës për t'u bashkuar me protestën e opozitës në orën 18:00. Gjithashtu nga Mati, Burreli, Dibra, Bulqiza, Vlora, Korça dhe Kukësi janë nisur protestues.
Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati tha se qytetaret kuksiane dhe mbështetesit e PD janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës. Disa orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu shkruan se "sot është dita e protestës së madhe kundër qeverisë së korruptuar. Kukësi është ndër të parët qytete dhe ndër të vetmit që i ka thyer dhëmbët hajduteve të pushtetit".
Ja dhe mënë fund, PD-ja (ajo që vetëquhet PD, se e vërteta është në Kuvend9 e arriti qëllimin për të dalë e vetme, me flamurët e saj duke e detyruar Monikën si shoqëruese, të mos ngrejë asnjë flamur të partisë apendisit-LSI. I tradhëtoi Monika edhe ish deputetët e saj që qajnë gjithë natën që morën mënd e Monikës e lanë mandatin. Ca studentë që kishin nevojë për paratë e kuvendit dhe për popullaritetin që të merrnin shkollën. M'u kujtua se kur do bëhej një protestë në kujtim të 21 janarit, PS orientoi që të mos ngrihen flamurë partish, se do protestonin kundër armëve që u përdorën në 21 janar. Po c'bëri Likja e Monika? Dolën me flamurin e LSI-së, se ndonëse flisnin për parti idealesh, në fakt ishte parti pazaresh. Tani as Pd, s'kemi as Lsi. Përfaqsues të opozitës është populli, deputetët e parlamentit që na kthyen edukatën e një palamenti demokratik dhe Fix-i. Kazani tjetër nuk është opozitë. Opozitë do të thotë të vish me propozimet e tua në kuvënd, të argumentosh atë që propozon dhe ta hedhësh në votë, duke u përpjekur më parë të arrish konsensus. Se fundja kur zgjidhesh deputet, ti nuk përfaqëson më vetëm partinë por gjithë zonën ku zgjedhësit kanë votuar. Edhe kryetari i bashkisë, zgjidhet nga votuesit, por më tej do punojë për të gjithë qytetarët. Je kundërshtar në mendime, por s'je armik. Të rrojë shqipëria miq.
PërgjigjuPse keta halabake jane shqipetaret? Paguhen disa partizane te PD, por nuk pane qytetare te civilizuar, por disa zharrvenes qe kujtojne se do marrin ndonje cope nga Basha e compani te cilet nuk vijne dot në pushtet se nuk i vitin njeri.
PërgjigjuCfar fituat o maskarenj asgje pervec se late figure te keqe gjithandej turp turp Tani shkoni ne shtepi dhe shikojeni veten se as bukur dukeni kur shkaterroni gjerat me urdher Lul palloshit
PërgjigjuRamen nuk e rrezon as Luli s as Monika. E rrezon vetem gjendja ekonomike. Deshtimi i plote ne ekonomi. Karburanti sa ne kohen e Berishes qe larguam me vote. Shendetsia me keq. Arsimi me keq. Inflacioni e borxhi publik me i madh.1 km rruge nuk beri kjo qeveri. Ju lutem me tregoni a jeni apo jo me te pasur se 6 vjet me pare? Pra vetem ekonomia rrezon nje qeveri.
PërgjigjuPo keta viti 2019 lan nam me gurje dhe shkopinj akoma merini futini nanje dru te mir ketyre shpellarve
PërgjigjuBravo djema por përsëri jeni goxha të pastervitur në krahasim me cubat e 21 janarit...ne merkaton e ardhshme bleni doshin se jua sjell ai të pershtatshmit
PërgjigjuFajin e ke vete or Rame qe kur procedon Gazmend Bardhin per here te trete dhe asnje denim, keta do bejne keq e me keq gjithmone. Dhe prite kur te te ngrihen dhe ata qe te kane votuar per favorizim ose mos veprim ndaj vandaleve..
PërgjigjuPrite kur PD te vrase ndonje protestues qe tja adresoje policise
Përgjigjuzoterinj te policise perdorni forcen kunder dhunuesve ,se ato tolerancen e quajne dobesi te shtetit .FNSH te perdorin mjetet per tiu kundervene atyre qe perdorin dhune.Keto dhunues e dine qe kjo nuk eshte policia e Saliut, qe tevret dhe prandaj perdorin dhune.Ne te gjithe boteb policia kundervepron be raste te tilla
PërgjigjuFahrrinjtë e baj gave apo baj gat e Fahrrinjve!
PërgjigjuJa dhe protesten madheshtore to PD & LSI e pame. 300 kamikaze te paguar per te bere rremuja, llumi i shoqerise Shqiptare. Populli, duke perfshire dhe demokratet me mend ne koke nuk ju vijne nga mbrapa se i dine shume mire se çfare plera jane Saliu, Luli dhe Monika, antishqiptare qe mundohen me çdo kusht te mbrojne veten e tyre nga krimet qe kane bere keto 30 vjet. Antishqiptare te paguar nga Rusia per te deztabilizuar Shqiperine dhe rajonin. Dita e shkrirjes totale po ju vjen, PD dhe LSI jane ne frymen e fundit.
PërgjigjuNUK E KUPTOJ PSE NUK ARRESTOHET LULZIM BASHA? NESE RAMA ESHTE NJE SPURDHJAK QE DO TE RUAJ PUSHTETIN DUKE PAS FRIKE SE MITIZOHET LULI I ARRESTUAR ME MIRE TE IKI.
PërgjigjuUne jam me ps por protesta eshte madheshtore rama duhet te ik
PërgjigjuPo te sjellesh 10 autobus a me rrugacet e shkodres do duket madheshtore halabakesh,
Un sjam me asnji, por rama te iki kur te doje populli dmth me vota, jo se do ti dhe 999 tjer. Nuk jeni ju shqipria ju jeni pakice
Ku e sheh madheshtoren?
luli budalla budalla po i mbledh 300 burra e gra
PërgjigjuSi duket e gjithe kjo ndermarrje do ta menjanoje LSI nga politika dhe te dy forcat e medha do te jene te kenaqura
Përgjigjululi budalla budalla por i mbledh 300 bura e gra
PërgjigjuKAQ ESHTE BANDA KRIMINALE E PD.... ESHTE TURP QE KJO PARTI U KATANDIS KESHTU ME MASKA SHASHKA GURE.... KAQ ESHTE PJESA E ERRET.... DISTANCOHUNI DHE PASTRONI PARTINE... NGA SHPELLARE..... NGA KRIMINELE... NGA HAJDUTE ME NE KRYE... SALIUN E ILIR FLARIRIN.... SE TE TJERET NUK LLOGARITEN...
Përgjigjume duken me shume police sesa protestues. PD me keto protesta pa frymezim vrau perfundimisht ndjenjen e protestes popullore Duhet te vene mend, populli nuk i ndjek nga pas
PërgjigjuEdhe moti nuk I perkrah keta rebele militante qe nuk I thone kokave te tyre te shkojne në parlament sepse per kete pune I ka e votuar. Tra dhe target kane frike nga Spak dhe s’po lene gje pa shpikur. Kush po I perkrah nga nderkombetaret?
Përgjigjuketa sot do ta permbysin qeverine se duken shume te pregatitur.po me vjen keq se perse rama nuk eshte aty .edhe nuk ka per te degjuar himnin kombetar te kenduar nga tenori i mah luljeta hollandezi
PërgjigjuMos degjoni dhe mos i shkoni mbrapa ketyre oligarkeve por shikoni hallet e juaja kujdesuni per familjet dhe femijet e juaj se te gjithe keta duke filluar nga Saliu Luli Monika Iliri dhe zagaret e tjere te familjes se tyre ate duan ju fusin ju mish per top se jane mesuar ato me kete lloj gjuetie prandaj mos u beni viktime e ketyre hajduteve se asnjeri nga keto nuk ju a don te miren
Përgjigjualbanistani po ngrihet ne demo , forca bjerini shoqi-shoqit o (albanisteca) futjani deri ne palce vetit se politikanet lepijne buzet e po shtojne pasurite . Ju urojme shikim te kendshem nga tv e kafeneve
PërgjigjuMire e paske mesuar shqipen ne serbi o pleh
Cunami leshit. Keta me nje shi sot do ikin me vrap. Se rrugen u kane paguar jo sigurimet shendetesore hahaaaaa
PërgjigjuRuaj cinamin Sali se mos te nxjerr ne Rec ,apo se ke prere bileten akoma .Me jete polici qe eshte sit nuk ka opozite qe te perdiri dhune,se do nerrni are qe j7 keni kohe qe e kerkoni .
PërgjigjuCunami o zot rafte ne shtepin tate dhe atyre qe mendojne keshtu si ti o kriminel i pandreçshem,o kriminel iku koha tate kur ti vrisje demostruesit me duar ne xhepa ne mes te bulevardit,kur demostronin per skamllikun qe kishe quar ne skam ket popull,qe shot bohen sy leshe per te dalur e protestuar per ty maskara,per hajdutin e rruges se kombit,per shitjen e detit nga Lulzim Basha dhe per çiftin miliardere META qe dojne marrjen e pushtetit me dhune,por kurr nuk kane per ta marre me dhune,veç me zgjedhje kur te bohen ne 2021 dhe atehere kane per te deshtuar perseri,o popull dinstancohuni nga keto kriminela dhe hajduter.
PërgjigjuAman mbajeni ne vezhgim Klebi krricin e Faros se i cmenduri te cmend, ka dale nga shinat funderrina e Tiranes
PërgjigjuKush ta mbaje hahaga ai e ka ne gen cmendurine. Po keta te PS rrine si m*t dhe nuk ja per,endin te vertetat e familjes edhe kur ky surrat derr i nxjerr dhe te vdekurit nga varri. Mos u shqeteso o Tosi se eshte frikacak Balliu Junior vetem leh.
Do ja dhj**i shiu sot,
PërgjigjuNe sulm per komente duke share o funderrinat o plehrat e plehut