Ditën e sotme nis provimi i informatizuar studentëve të Mjekësisë. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar në këtë program, ku do të shpallen fitues 400 nxënës. Për të hyrë në provimin e informalizuar studentët e Mjekësisë do të paguajnë 5000 lekë. Provimi do zhvillohet në QSHA dhe do zgjasë nga e hëna, datë 14 deri më datën 23 gusht.
Maturanti duhet të paraqitet 30 minuta para se të nisë provimi, oraret e së cilit varjojnë nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 14:30. Maturanti duhet të ketë me vete edhe mjet identifikimi, ID ose pasaportë. Faturën e tarifës që ka paguar në bankë. Njëjtë si ne provimet e maturës nuk do lejohet as celulari, ndalohet komunikimi me të tjerë, ndalohet lëvizja nga tavolina.
Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.
Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:
Lista emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.
Kalendari e testimit të informatizuar
Njoftimi mbi procedurat e testimit.
Fatura për arkëtim për provimet e digjitalizuara.
Këtë vit, studentët e Mjekësisë do të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë për punësim të detyrueshëm. Projektligji parashikon që të gjithë ata kandidatë, maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi. Ndërsa ata që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri. Në të kundërt do të paguajnë tarifë të plotë studimi.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit
21 Nëntor, 16:36
-
Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues
20 Nëntor, 13:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
29 Tetor, 17:00
-
Manastirliu në Shkodër: Plan i ri strategjik për Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’, qendër rajonale e arsimit të lartë
19 Tetor, 13:49
-
Nis viti i ri akademik, Universitetet hapin dyert për 120 mijë studentë! 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë! Manastirliu: Nuk mbyllen degë
7 Tetor, 08:13
-
Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative
30 Shtator, 12:08
-
Kalon ligji për studentët e Mjekësisë!Sa është pagesa e një mjeku të ri me 'kontratë për punë të detyrueshme'! Efekti financiar në buxhet (DOKUMENTI)
19 Shtator, 19:46
Skllevërit e rrinj.
Përgjigju