Ditën e sotme në vendin tonë nisi edhe vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, ku qendra e parë e vaksinimit u hap në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë. Me nisjen e këtij procesi kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se qeveria arriti të bënte të mundur nisjen e procesit të vaksinimit antiCOVID në vendin tonë, ku pak veta besonin se kjo do të ndodhte kaq shpejtë. Rama  shkruan se dozat e vaksinave po rriten gjithmonë e më shumë në mënyrë që populli të çlirohet nga shtrëngesat e luftës me COVID.

Në postimin e Ramës shkruhet se askush nuk besoi edhe me rindërtimin e vendit pas tërmetit, por realiteti sot flet krejt ndryshe.

"Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t'i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t'i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t'i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve", shkruan Rama

Sot u vaksinuan 250 mësues të 6 shkollave në Tiranë me Astrazenecën, kurse nga dita e hënë vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët do të shtrihet në të gjithë vendin.  Gjatë ditës së sotme janë kryer gjithësej 1018 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 71,160 doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca.

Në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe, ndërsa OBSH ka dalë në një deklaratë zyrtare që ka sqaruar se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme. Nga ana tjetër, edhe vetë kompania është shprehur se kjo vaksinë nuk mpiks gjakun dhe kjo është e bazuar në studime konkrete.

 

Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t'i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i...

Posted by Edi Rama on Saturday, March 13, 2021