Sot nisin gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 500-1.500.000 lekë deri në heqje license

Sot nisin gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 500-1.500.000 lekë deri në heqje license

Foto ilustruese

Nga dita e sotme do të fillojnë gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe. Në 1 qershor Shqipëria i tha ‘Jo’ përdorimit të qeseve plastike dhe hyri në fuqi vendimi për të ndaluar shitjen në çdo njësi tregtare të qeseve njëpërdorimshe dhe do të përdoren vetëm ato qese që kanë trashësi mbi 70 mikron.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një mënyrë për të mbrojtur Shqipërinë dhe fëmijët nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike. Personat që prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobiten me 500 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje vlera do të jetë 1.500.000 lekë dhe me sekuestrim të gjithë sasisë së qeseve plastike të ndaluara. Në rast se e përsërisin, bizneseve u hiqet licensa.

Por kur nisi puna për të hequr qeset një përdorimshe?
Nisma ligjore u prezantua për herë të parë në vitin 2019 nga ministri i atëhershëm i mjedisit Blendi Klosi por që u shty prej pandemisë dhe kundërshtisë së  bizneseve që prodhojnë dhe importojnë qese.

Qëllimi është ulja e ndotjes së lartë të mjedisit, kryesisht të lumenjve e deteve, me plastikë që nuk riciklohet.  Në Shqipëri përdoren mesatarisht rreth 3,2 miliardë qese në vit ose 26.280 ton qese plastike, ndërsa sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit një qytetar përdorte mesatarisht 3 qese njëpërdorimshme në ditë.

Vetëm si pasojë e hedhjes së paligjshme e qeseve njëpërdorimshme, çdo vit shpenzohen 1 5 milionë Euro për pastrimin e mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbi 2 milionë Euro për pastrimin e plazheve.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?