Nuk është dita për të rrahur gjoksin

Nuk është dita për të rrahur gjoksin

Mogerini dhe Hahn ne prezantimin e progres raportit

Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, duke shpresuar deri në fund se do të kapërcehet me sukses edhe ky stacion i rendësishëm për integrimin tonë në Bashkimin Europian.

Kur më shumë se afrimit të Europës duhet t’i gezohemi faktit që do te jemi më të monitoruar prej saj.

Që do të thotë një premisë serioze se do të ketë më pak hapësirë për paudhësi të tjera ballkanike, si ato që kanë shoqëruar të gjithë tranzicionin tonë ekstremisht të vështirë.

Sot nuk ka nevojë për garë se kush e do më shumë Bashkimin Europian apo kush ka kontribuar më shumë për procesin.

Europa nuk ka nevojë për dashurinë tonë, njësoj si mësuesit, që i intereson vetëm përgatitja në provim e nxënësve të vet dhe jo ndjenjat e tyre, të cilat mund të jenë edhe të shtirura.

Ndaj ata, që po rreken të rrahin gjoksin për këtë ngjarje, sa të mezipritur, po aq edhe të vonuar, do t’i këshilloja ta marrin me të qetë dhe t’i kursejnë autolëvdatat dhe fishekzjarret.

Por le të jetë kjo një ditë reflektimi të thellë, për të gjitha arsyet që na bënë të humbasim kaq shumë kohë, si e vetmja mënyrë për të mbajtur ritmin e udhëtimit tonë final drejt Brukselit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!