Tatimi mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë do të aplikohet edhe për mediat online, portalet.. Ka qenë Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmataj, i cili ka propozuar shtesën në projektligjin për TVSH-në. Vlera 6%,  e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, do të aplikohet edhe për ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike.

Kjo nismë legjislative do të mundësojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues midis ofruesve te shërbimeve audiovizive dhe elektronike. Aktualisht mediat elektronike dhe ofruesit e shërbimit të publikimeve elektronike që operojnë në tregun mediatik, nuk rregullohen nga ligji nr. 92/2014, pra nuk paguanin.

Relacioni mbi projektligjin