Para Vetingut ish-asistenti i Argita Berishës, KLD-ja e Nishanit e emëroi kryetar gjykate kur ishte 33 vjeç  

Para Vetingut ish-asistenti i Argita Berishës, KLD-ja e Nishanit e emëroi kryetar gjykate kur ishte 33 vjeç  

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Tiranë, Fatri Islamaj, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton çështjen Fatri Islamajt përbëhet nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Islamaj u zgjodh përmes shortit që në 11 gusht 2018 për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. Ai ishte pjesë e një liste me 36 emra, në të cilën bënin pjesë edhe Gerd Hoxha, Gjin Gjoni, Neritan Cena, Fatmira Hajdari etj. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e 18 janarit 2013, në atë kohë nën drejtimin e Bujar Nishanit, e emëroi Fatri Islamajn kryetar i Gjykatës së Tiranës. Islamaj ishte 33 vjeç kur u emërua, ndërsa disa muaj më parë ishte komanduar si kryetar i kësaj gjykate. Tre vjet më vonë, në nëntor 2016, ish-presidenti Bujar Nishani e emëron Fatri Islamajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. 

Islamaj është lakuar si kushëri i ish-kryeministrit Sali Berisha si dhe si ish-asistent i vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berisha Malltezi, në Fakultetin Juridik të Tiranës. Një ditë para se Islamaj të emërohej kryetar i Gjykatës së Tiranës, më 17 janar 2013, vëllai i tij Fatbardh Islamaj, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në atë kohë në vend të Sahit Dollapit. Partia Socialiste e ka konsideruar si politik vendimin e KLD për ta emëruar Islamajn në krye të Gjykatës së Tiranës.

Sa i takon pasurisë, gjyqtari në Gjykatën e Apelit Tiranë, Fatri Islamaj, nga viti 2005 deri në vitin 2015 nuk deklaron asnjë pasuri të paluajtshme. Islamaj pohon se ka jetuar në një banesë me qira 15 000 lekë në muaj. Në vitin 2016, deklaron një kontratë  sipërmarrjeje për një apartament banimi me sipërfaqe 144.5 m2 nga të cilat 122.7 m2 janë të shfrytëzueshme, blerë me kredinë e marrë më 24.03.2016, vlera 10 548 500 lekë, pjesa takuese 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshorten). Në deklaratë, gjyqtari pohon se apartamenti është i pabanueshëm dhe se ai banon në shtëpinë marrë me qira nga prindërit në vlerën 15 000 lekë për muaj. Në vitet para 2016 dhe pas 2016, gjyqtari deklaron vetëm të ardhurat nga puna e tij dhe e bashkëshortes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MARSEL: 04/12/2019 15:46

    Eshte nje profesioinist i afte dhe njeri me integritet. Gjyqesori ka nevoje per njerez te tille. Shpresojme qe KPK qe deri me sot ka zbatuar standarte te dyfishta, mos ta beje ne kete rast por thjesht ta konfirmoje ne detyre. Fakti se ka punuar prane zyres se Argites nuk e ben te keq. Te gjithe kemi punuar diku dhe per dike dhe fundja te gjithe kishim fotografine e Enverit ne sallon. kjo nuk na ben te gjithe kriminele

    Përgjigju
  • Sono: 04/12/2019 10:59

    Eshte gjyqtari me me integritet ne sitemin e drjtesise. Eshte profesionist shume i mire dhe te tille gjyqtqeq i duhen sistemit te drjetesise.

    Përgjigju
  • Borselino: 03/12/2019 15:50

    Njeri me integritet te larte dhe i pergatitur profesionalisht. Eshte nder qe pushteti gjyqesor ka ne radhet e tij nje njeri si Fatri Islamaj.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 03/12/2019 14:04

    Sikur sistemi i drejtesise te kishte ne radhet e tii te pakten 50 % te mases se vete, njerez si Fatri Islamaj pale ku do te ishim sot. Njeri i mrekullueshem, me vlera te jashtezakonshme. Gjyqtar profesionist dhe me integritet te larte.

    Përgjigju
  • maghistratura: 03/12/2019 13:17

    eshte nje njeri shembullor jursit i shkelqyer familje e mrekullushme u be kryetar mbas 5 vitesh pune si gjyqtar student ka qene model po shqiptarja do tahirin ska punu asnje dite do veliajn ska diplome do spiropalin e me rradhe vetem jursitet e dine ca mundi dhe perkushtimi do magjistratura turp per shqiptarja qe sla njeri pa denigruar gazeta me percarrese ndyresira

    Përgjigju
  • Meta: 03/12/2019 12:25

    Asnje arsye nuk eshte te permendet se ky Zotri,se ishte asisten I bijes se kryehajdutit, e kazanit te genjeshtrave te perditshme,Nese ky eshte ekspert dhe I nivelit akademik arsimor,kombetar e njerezor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë