Sot priten reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! IGJEUM: Në veri ka rrezik përmbytje! Peleshi: Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës të marrin masa

Kjo e martë ka nisur me përkeqësim të motit, por orët në vijim pritet që të sjellin problematika pasi do të ketë reshje të dendura shiu, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, siç edhe ka ndodhur në zonën e Prekalit në Shkodër, ku prej mëngjesit është bllokuar rruga.

Rrezik më të lartë nga rritja e prurjeve paraqesin lumenjtë Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës. Për këtë arsye, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u kërkon Bashkive më të rrezikuara që të marrin masa dhe të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të ndërhyrë në pastrimin e kanalizimeve.

“Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe dot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata. Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, Kapiteneria e Portit të Vlorës vendosi pezullimin e lundrimit për tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.

Ndërkohë në Portin e Durrësit është bllokuar dalja në det e peshkarexhave dhe anijeve me tonazh të vogël. Në zonën e Alpeve parashikohen stuhi dëborë, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshjet do të jenë me intensitet të ulët.

Kjo situatë pritet që të vijojë deri më 21 janar. Vendi ynë u përball me përmbytje edhe në muajin dhjetor, ku qarqet më problematike ishin Shkodra dhe Lezha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Pezullohet lundrimi në Vlorë prej motit të keq, trageti për në Brindisi nuk do të niset sot

 

Kapiteneria e Portit Vlorë ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë-Brindisi. Trageti nuk do të niset drejt Italisë për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Dy ditë më parë ishte vendosur pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti.

Ora 11:30
Priten reshje të dendura shiu, Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat, Bashkitë të jenë në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë sërish thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masa nëse do të ketë një rast të përkeqësimit të motit. Në një dalje për mediat, Pelsehi tha se sot priten reshje të dendura shiu në Shkodër, Kukës, Lezhë.

Peleshi theksoi se Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës, si dy ndër zonat më problematike me përmbytjet, duhet të jetë gjatë gjithë kohës në terren, të pastrojnë kanalet kulluese.

“Janë në gatishmëri, janë marrë masat. Bashkitë kanë punuar në kohë për të para përmbytjeve të mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve

Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe dot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.

Ora 10:57
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi detar për peshkarexhat! Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e tepërta

Moti i keq vijon në qytetin e Vlorës. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për problematika apo dëme materiale. Lundrimi detar për mjetet e vogla lunduese dhe mjetet e peshkimit do të vijojë të mbetet i pezulluar deri në datën 19 janar. 

Ndërkohë tragetet e linjës kanë vazhduar punën normalisht. Ditën e sotme ka mbërritur një tjetër traget me pasagjerë të cilët kanë zbarkuar në port pa probleme. Bashkia e qytetit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e tepërta dhe që drejtuesit e makinave të sigurojnë automjetet në zona ku mund të jenë të mbrojtura nga dëmtimet e mundshme. Po ashtu kapiteneria ka apeluar pronarët e varkave që t’i sigurojnë ato në triportin e Vlorës për të shmangur dëmet. 
 

Ora 08:49
Moti i keq/ Anijet ankorohen në Portin e Durrësit, peshkarexhat nuk lejohen të dalin në det

Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë të bllokuara në Portin e Durrësit. Anijet të cilat ishin në radë u ankoruan në port për shkak të motit të keq. Në det të hapur, dallgëzimi është 7 ballë.

Deri më tani shirat kanë qenë me intensitet të ulët por gjatë pasdites sipas parashikimeve pritet një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve të motit.

Ora 08:43
Reshje shiu gjatë gjithë natës në Shkodër, bllokohet rruga e Prekalit pas rrëshqitjes së gurëve dhe dherave

Pas reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të natës në bashkinë e Shkodrës janë raportuar probleme në rrugën e Prekalit. Aktualisht në këtë segment rrugor, qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe të dherave.

Ndërkohë pritet që firma kontraktuese të ndërhyjë për pastrimin e rrugës.

 

Ora 07:15
Vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu, parashikimi i motit për sot

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore. Gjatë ditës do të kemi intensitet të ulët. Në mbrëmje do të intensifikohen. Ne verilindje do të ketë reshje bore.

Temperaturat minimale do të luhaten 5 - 12 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 7 -11°C në veri, 14- 16°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug –me shpejtësi 15-28 m/sek dhe dallgëzim të forcës 7-8 ballë në det të hapur.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?