Pak orë para se opozita të zhvillojë protestën e lajmëruar të nisë në orën 17:00 në Tiranë në kuadër të asaj që e quan mosbindje civile, policia paralajmëron sërish opozitën se është vepër penale bllokimi i rrugëve në Tiranë përbën vepër penale.
Paralajmërimi vjen pasi Opozita ka njoftuar se në kuadër të protestës do të bllokojë në Tiranë: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Në një njoftim zyrtar policia e shtetit njofton se nuk garanton protesta apo tubime që bllokojnë rrugët apo qarkullimin e lirë të mjeteve. Kjo është një vepër penale, për të cilën organizatorët do përballen me pasoja thuhet në njoftimin e policisë.
'Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni', paralajmëron policia.
Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit 2024 rifitoi lirinë pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë 'arrest shtëpi' në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv "Partizani" pasuar me ndërtimin e 19 kullave ku përfitues është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion.
Një reagim ka ardhur edhe nga Partia Socialsite për protestën që do të zhvillojë sot opozita. Deputeti i PS Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve, ndërsa e ka krahasuar me makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes.
‘Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur’, thotë ai.
Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor, zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.
Report Tv mëson se si do jetë shpërndarja e Kryesisë së PD dhe deputetëve sot në 5 pikat e protestës në Tiranë.
Ashtu si protestën e 26 nëntorit, do bllokohen zonat tek Zogu i Zi, Ura te Xhamia në rrugën e Elbasanit, sheshi Uilson, Pallati me Shigjeta dhe pranë bashkisë Tiranë.
Bie në sy që pjesa më e madhe e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë do të vendosen në rrugën e Elbasanit, aty ku është pranë dhe selia e Partisë Demokratike.
Pozicioni i deputetëve dhe Kryesisë në protestë:
'1 -BASHKIA TIRANE
Degët 7, 9, 10 dhe 14
Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Ina Zhupa
Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Muçollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli
2 -RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI
Deget 11, Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës
Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
Fisnik Qosja
Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj
3 - RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA
Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë
Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
Kryesi: Ivi Kaso, Jozefina Topalli, Edit Harxhi, Çlirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu
4 - SHESHI UILLSON
Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore Qarku Gjirokastër
Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi, Tritan Shehu
Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Indrit Hoxha
5 - PALLATI ME SHIGJETA
Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër
Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli
Kryesi: Luçiano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu'
Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën e tubimit dhe protestës, por nuk garanton ato protesta që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.
Kjo pasi PD dhe opozita priten të bllokojnë disa akse në kryeqytet, Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Bllokimi i qarkullimit, vijon më tej policia është vepër penale dhe ata që ndërmarrin këto nisma do përballebn me pasojat e shkeljes së nenit. Së fundmi policia shton se ka ndërmarrë masa që në rast bllokimit të devijohet trafiku.
'Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:
Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.', njofton policia.
Deputeti i PS Erion Braçe, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, orën 17:00.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve në kryeqytet është kundër interesit të qytetarëve.
Deputeti thotë se protesta e opozitës është njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar sulmit të ndodhur në një treg Krishltindjesh në Gjermani.
‘Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet!
Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!
Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet’, thotë ai.