Sot provimi i parë për maturën, ja
si do të jetë testi i gjuhës së huaj

TIRANE- Sot mbi 45 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, pikërisht atij të gjuhës së huaj, provim që realizohet për herë të parë këtë vit. Ministria e Arsimit, tashmë ka bërë publike mënyrën dhe përmbajtjen e tezës së provimit për të gjithë maturantët, ndërkohë që nota e cila do të dalë në fund të vlerësimit nuk do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të pikëve për të shkuar në universitet. Sa i përket provimit të gjuhës së huaj maturantët duhet t’u përgjigjen 25 pyetjeve të ndryshme, ndërsa niveli i tij i vështirësisë do të jetë ai  A2 dhe do të jetë i ndarë në tre seksione. Agjencia Kombëtare e Provimeve saktëson se në sesionin e parë maturantet do të testohen mbi leximin.

Vetëm kjo pjesë do të jetë e përbërë nga 12 pyetje, të cilat do të bazohen në një tekst, i cili mund të jetë një histori e shkurtër apo një e-mail mbi të cilin do të ndërtohen edhe pyetjet përkatëse. Kështu, maturantët duhet të përgjigjen për detaje të tekstit të dhënë, për specifikën e informacionit, apo edhe kuptimin e një fjale, apo fraze nga teksti i dhënë. Më pas do të jetë sesioni i dytë i cili do t’i kushtohet përdorimit të gjuhës, ose e thënë ndryshe gramatikës. Maturantët duhet t’i përgjigjen edhe këtu 12 pyetjeve të ndryshme. Ndërkohë që sesioni i tretë i testit do të jetë vetëm për shkrimin. Ky sesion është i përbërë vetëm nga një pyetje, ku maturantët duhet të shkruajë një email ose një histori të shkurtër e cila duhet të përmbajë 75 deri në 100 fjalë.

Kjo është pyetja edhe me vlerësimin më të madh të pikëve, pikërisht me 10 pikë, nga 50 që janë në total. Hartuesit e tezës së provimit do të ndërtojnë pyetje të tilla për të kuptuar nëse maturantet janë në gjendje të kuptojnë fjali dhe shprehje të cilat përdoren në fusha të ndryshme siç janë informacionet personale, familjare, punësimi, gjeografia e zonës etj. Po kështu një tjetër qëllim i këtij testimi është edhe pjesa e përshkrimit të situatave të ndryshme. Nga ana tjetër MAS nuk ka harruar të përmendë edhe rregullat kryesorë për mbarëvajtjen e provimit si dhe rregullat që duhet të ndjekin maturantët në mënyrë që të mos penalizohen.

Provimi do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. “Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pike. Testi  vlerësohet maksimalisht me 50 pikë” thuhet në përmbajtjen e guidës së maturës. Sipas procedurës së përcaktuar çdo maturant ka të drejtën e tërheqjes së një kopjeje të provimeve, por ato nuk do të rishikohen dhe nuk do të ketë rivlerësim note. Pra pavarësisht pretendimeve të maturantëve nota do të jetë e pandryshuar.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë