"A kanë të drejtë kafshët të ngacmojnë gomarin? Pse?
Kafshët nuk kanë të drejtë të ngacmojnë gomarin.
Edhe gomari ka të drejtë të argëtohet"... ishte kjo detyra e fundit e nxënësve të shkollës fillore në Tiranë " Gustav Majer", para se shkolla të mbyllet si pasojë e pandemisë.
Detyra mban datën 9 mars, kohë e cila përkon edhe me vendimin më mbylljen e godinave arsimore si një masë mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe të familjarëve. Ajo vijon të jetë e shkruar në dërrasën e zezë dhe pritet që të fshihet sot nga duart e fëmijëve të vegjël, si një fund dhe fillim epoke të re, asaj të mësimit në kohë pandemie.
Me maska në fytyrë dhe me distancë nga njëri- tjetrin, nxënësit janë rikthyer në bankat e shkollës, për një përsëritje të mësimeve që kanë bërë online, para se të nis zyrtarisht viti i ri shkollor (14 shtator).
'Mesazhi' në dërrasën e zezë
Lajmi kryesor: