Sot rivarrimi i Azem Hajdarit
ja detajet e ceremonisë

Sot rivarrimi i Azem Hajdarit<br />ja detajet e ceremonisë
TIRANË - Rivarroset sot në Varrezat e Dëshmorëve, Azem Hajdari.

Bashkia e Tiranës që organizon edhe ceremoninë ka bërë të ditur edhe oraret e nderimeve që do bëhen për nder të studentit të dhjetorit. personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, kryetarët e partive politike, studentët e dhjetorit ‘90, intelektualët, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azem Hajdarit do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në njoftimin e bashkisë së Tiranës, thuhet se sot, në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhe, në nderim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ndërkaq, në orën 12:00, kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, do të niset për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në orën 12:30, do të nisë ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Azem Hajdari, mban titullin e “Urdhërit të Flamurit” si dhe “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës.

BIOGRAFIA E AZEM HAJDARIT
- Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;
- Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike
- Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës
- Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës
- Në vitet 1993-1994 kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi
- Më 1996 kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani

AKTIVITETI POLITIK
- Dhjetor 1990 - Udhëheqës i Lëvizjes Studentore
- Dhjetor 1990 – shkurt - Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike
- 1991 – 1993 - Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues
- 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën
- 22 mars 1992 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun
- 26 maj 1996 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën
- 29 qershor 1997 - Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën
- 1992-1996 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un
- Nëntor 1996 - Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare
- Qershor 1997 - Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare
- 1995 – 1998 - President i klubit të futbollit “Vllaznia” - Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD