Për herë të parë nga Mali i Zi, kryeministri Rama akuzoi Iranin si të lidhur me protestat në Tiranë, përmes luftës hibride që ndërton një narrativë të rreme se pas projektit qëndron një marrëveshje e fshehtë. Kjo narrativë sipas kryeministrit Rama ka fituar shumë terren edhe përmes dezinformimit.
“Sa i përket protestave për resortin, nuk ka kërkesa për t'u diskutuar sepse ende nuk ekziston një projekt i miratuar. Fillimisht duhet të kemi projektin, pastaj ta shohim dhe më pas ta diskutojmë. Nuk mund të diskutojmë për diçka që nuk ekziston, por që po paraqitet në rrjetet sociale përmes një lufte hibride kundër Shqipërisë dhe narrativave të rreme. Një prej tyre pretendon se projekti nuk është ai që thuhet, por një marrëveshje mes meje dhe Benjamin Netanyahut, e ndërmjetësuar nga Jared Kushner, për të sjellë palestinezët në Zvërnec.
Mendoj se mediat perëndimore duhet të jenë më të kujdesshme, sepse faktet kanë rëndësi. Nuk ka ende projekt, nuk ka arsye për shqetësim dhe arkitektë, inxhinierë e peizazhistë ndër më të mirët në botë janë të angazhuar në këtë nismë. Qëllimi nuk është dëmtimi i natyrës, por krijimi i diçkaje unike, që do të jetë e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe një dhuratë e Shqipërisë për Europën. Ky nuk është vetëm një debat mjedisor. Është edhe çështje e një lufte hibride. Ka armiq të Shqipërisë që i njohim mirë. Regjimi iranian, i përfshirë prej kohësh në sulme kibernetike kundër vendit tonë, është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativën se projekti synon sjelljen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri. Kjo narrativë ka marrë shumë vëmendje. Janë shpërndarë video të rreme me qindra mijëra shikime, ku pretendohet se shqiptarët brohorasin "Israel go home". Këto janë të gjitha të rreme. Nuk ka asgjë të tillë në Shqipërinë reale.
Nga ana tjetër, ka njerëz që shqetësohen me të drejtë. Atyre u them të mos shqetësohen, sepse projekti ende nuk ekziston. Ne kemi vendosur standardet që duhet të përmbushë projekti dhe tani po presim që ai të paraqitet. Për t'u rikthyer te tema e zgjerimit të BE-së: a i çon fëmijët te fqinjët derisa të piqen, apo i mban në shtëpi, rreth tryezës, duke u mësuar se çfarë duhet të bëjnë? Kur të jenë pjekur, atëherë i pyet se si e shohin të ardhmen e familjes. Kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe ne në Europë”, tha Rama.
Lidhur me procesin e integrimit, Rama shprehu mbështetje për anëtarësimin gradual, por tha se BE duhet të gjejë guximin për të pranuar anëtarë të rinj deri në anëtarësimin e tyre të plotë.
“Nëse Europa dëshiron t'i dërgojë një mesazh të fortë botës dhe t'i japë energji vetes, duhet të thotë se, ashtu siç jemi sot të gjithë rreth së njëjtës tryezë, duhet të jemi gjithmonë aty, secili me statusin e vet, derisa të bëhemi anëtarë me të drejta të plota. Kjo ide është e thjeshtë dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye është më e vështirë të kuptohet. A është kjo për shkak të Ukrainës? Jo, nuk thashë se është tepër vonë. Thashë se nuk mjafton. Ajo që duhet të bëjmë ne është t'u japim më shumë kurajë atyre që të shtyjnë përpara më fort. Pastaj u takon atyre të vendosin”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se të gjithë duhet të jenë bashkë rreth tavolinës, secili me detyrat e tij.
“Shpresoj që dy miqtë e mi të mëdhenj dhe liderët e respektuar të Francës dhe Gjermanisë të gjejnë më shumë energji për të qenë më shumë si Helmut Kohl dhe François Mitterrand. Argumenti i rrezikut tashmë ka marrë fund. E kam dëgjuar për shumë vite. Kam parë njerëz që vijnë e ikin, ndërsa unë vazhdoj të jem këtu. Shumë prej tyre ikën pasi u ishte thënë vazhdimisht: "Prisni edhe pak, do t'ju fusim brenda". Në fund, ata dolën jashtë. Prandaj nuk bëhet fjalë për një dhomë pritjeje, por për më shumë integrim. BE-ja duhet të gjejë kurajën për një moment të ri si ai i Helmut Kohlit: të gjithë bashkë rreth tryezës, secili duke përmbushur detyrat e veta për të marrë më shumë përgjegjësi dhe përfitime. Nuk u thua fëmijëve: "Qëndroni te fqinjët derisa të jeni gati të hani me ne". Sepse njëri mund të njohë gangsterë rusë në lagje, tjetri mund të magjepset nga kukullat kineze, e kështu me radhë. Jo. Fëmijët duhen mbajtur bashkë”, tha Rama.
I pyetur për një parashikim lidhur me afatin e integrimit, kryeministri s’e kurseu batutën.
“Ka 3 gjëra që s’mund t’i parashikosh: Zoti, seksi dhe BE”, tha Rama.
Lajm në përditësim...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten teksa ndodhen në Tivat, Mal i Zi në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor

Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Zvërnecin. Ai përsëriti se s’ka projekt dhe si rrjedhojë, as arsye për t'u shqetësuar.
"S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë", tha Rama.
Komente



Shko re palaco se cdo problem qe e krijoni vete fusni Iranin ne mes,grricesh per te kriju alibi te kota,maskara
PërgjigjuU shtua dhe Irani pas Greqisë dhe Rusise, Irani e Serbia, mungon vetëm Kina e Korea e Veriut.
PërgjigjuProtesta po rritet per shkak te pakenaqesise se njerezve me jetesen e veshtire, rritjen e cmimeve, arrogancen e pushtetit, pasigurine ekonomike, korrupsionin (me incineratore e tunele) dhe mungesen e shpreses (si te qeveria, edhe te opozita). S'besoj se eshte zemeruar kush se bashkepunon Kyeministri (nese) me Netanjahun dhe Kushnerin.
PërgjigjuNqs ska projekt pse lejuat rrethimin dhe bulldozerët???? Sa patetik dhe gënjeshtar!! Turp tju vijë. Njëherë Greqia, tani Irani turp!
PërgjigjuNje gje eshte e sigurt, nuk do jete ky negociatori yne per ne be sepse koha e kti ka mbaru
PërgjigjuPo nuk po del ndonjë tjetër që të ket aftësinë e tij, fatkeqsisht. Opozita ... tufë me dele, plaku sipër akoma i mer me shpulla. Nuk i kemi punët mirë fatkeqsisht
Kush e pasksa vendos ket gje me kaq siguri?