Ndërsa Kuvendi do të mblidhet sot për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ky i fundit ka thirrur protestë para ambienteve të Kuvendit.
Report Tv sjell pamjet, ndërsa vihet re një prani e shtuar e policisë. Ndërkohë, disa prej deputetëve socialistë janë paraqitur në Kuvend 2 orë para nisjes së seancës.
Qindra policë janë angazhuar gjatë kësaj ditë për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Perimetri i Parlamentit është blinduar nga forca të shumta të policisë, mësa këto të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë.
Lajmi kryesor: